SHKODËR- Një 23 vjeçar dhe një 15 vjeçar janë arrestuar nga policia në Shkodër, pasi në banesa u është gjetur kanabis dhe armë.
Sipas bluve të Shkodrës është arrestuar në flagrancë shtetasja E. M. , 23 vjeçe, banuese në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe, si dhe shtetasi F. P. 15 vjeç, banues po në fshatin Bratosh.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetases E.M, policia gjeti dhe sekuestroi 10 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, dhe një armë zjarri pistoletë. Po ashtu në një territor të pyllëzuar pranë banesës së 23 vjeçares janë konstatuar të kultivuara bimë narkotike kanabis sativa.
Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 15 vjeçarit , policia gjeti dhe sekuestroi 200 gramë lëndë narkotike kanabis sativa.
Policia sakaq ka shpallur në kërkim e shtetasit: M.Th, 59 vjeç; D.Th, 51 vjeç; E.Th, 24 vjeç; D.Th, 20 vjeç; (familjarë të shtetases së arrestuar ) dhe M.P, 48 vjeç, (babai i 15 vjeçarit)
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se 15 vjeçari ishte bashkëpunëtor i shtetasve të shpallur në kërkim për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Komente





