Të dielën Berati do të kthehet në një pistë gare. Për herë të parë, në qytetin turistik të një mbi një dritareve, do të mbahet Maratona e Gjelbër, një event unik që ndërthur atletikën me natyrën. Kjo maratonë do t'i çojë vrapuesit shqiptarë e të huaj drejt zonave mahnitëse të Beratit, si kështjella apo lumin piktoresk i Osumit.
“Nis nga bulevardi Republika në qendër të qytetit dhe vijon pranë Urës së Gorricës. Më pas nga lagjja Magdalem derisa arrijmë tek rruga e re që të çon lart në kala. Më pas vazhdon në një pjesë të shkurtër të kalldrëmeve. Vazhdon vrapimi gjatë unazës së re të qyetit”, tha një organizator.
Aktiviteti përfshin dy gara, një gjysmë maratonë dhe një garë 10 mijë metra, ndërsa pjesë e saj pritet të bëhen mbi 200 garues.
“Për shkak të maratonës kemi bërë kufizim të mjeteve. Unë jam shumë i sigurte që shumë qytetarë të Beratit jo vetëm na kuptojnë, por dhe të lënë mjetet dhe ta shijojnë Beratit në këmbë”, tha Ervin Demo, kryetar i bashkisë Berat.
Pjesë e këtij aktiviteti do të jetë edhe kampionia Luiza Gega, e cila foli edhe për titullin “kolonel” të dhënë nga Qeveria shqiptare.
“Është një vlerësim që ne do të na vazhdojë dhe pas karrierës sportive. Ndryshe nga ato vlerësimet momental, apo medaljet të dhëna nga kryeministri. Ky vlerësim na bën më të qetë për më pas. Se si do na vazhdojë karriera jonë sportive”, tha sportistja Luiza Gega.
Përveçse nga Shqipëria, pjesë e maratonës do të jenë dhe garues nga rreth 15 vende të botës, gjë e cila pritet të ndikojë edhe në promovimin e Beratit.
K.T./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11363
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Luiza Gega në mesin e mbështetësve të Veliajt para GJKKO: E çuditshme mënyra si janë ngritur akuzat! Izmir Smajlaj: S'po protestojmë, po mbështesim kryetarin
12 Shkurt, 18:06
-
Burimi i Sinecit, Gjykata e Beratit vendos në favor të banorëve: Çështja nuk pushohet, zgjaten afatet e hetimit
12 Shkurt, 15:54
-
Berati, qyteti i preferuar i turistëve të huaj edhe në dimër! 900 mijë vizituan qytetin e UNESCO-s vitin e kaluar
9 Shkurt, 17:42
-
'The Telegraph': Qyteti historik i Gjirokastrës, ofron monumente madhështore që u kanë mbijetuar ndërhyrjeve moderne (FOTO)
9 Shkurt, 08:58
-
Berat/ Punëtorin e zuri poshtë një masiv guri dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori në Berat (EMRI)
7 Shkurt, 11:38
-
‘Antikorrupsioni’ në Berat, shoqëria civile dhe pushteti vendor diskutojnë gjetjet e Komisionit të Posaçëm Parlamentar
4 Shkurt, 23:08
-
Berati qarku pa vrasje në 2024, Proda u lë porositë policëve për zgjedhjet e 11 majit: Mos u shoqëroni me politikanë
30 Janar, 20:29
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
Eduard Zaloshnja: Qarku Berat kampion relativ deri më sot për kërkesat e emigrantëve në KQZ
27 Janar, 14:35
-
Situatë kritike në Berat, mjekja infeksioniste: Gripi i tipit A shkakton komplikacione te fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë
27 Janar, 11:44
-
Liturgji përshpirtjeje për Kryepeshkopin Janullatos në Katedralen e ‘Shën Dhimitrit’ në Berat! At Petraq Simsia: Vepra e tij do të mbetet e paharruar
25 Janar, 19:17
-
Berat/ Mashtronin njerëz duke përfituar shuma të mëdha parash, sekuestrohen mbi 8 milionë euro pasuri të dy personave, 10 pasuri të paluajtshme
24 Janar, 13:55