Në Big Brother VIP qenka futur edhe Jozefina Topalli

Në Big Brother VIP qenka futur edhe Jozefina Topalli

Luiz Ejlli në Big Brother

Në edicionin e dytë të BBV është futur për të konkurruar edhe Luis Ejli, i njohur në publik si këngëtar. Si çdo kush që ka një profesion ka dhe një jetë private. Dhe në një segment të jetës private Luisi ka patur në të shkuarën një lidhje me vajzën e ish Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë znj. Jozefina Topalli. Sikurse ndodh e mund të ndodhë në atë kohë kur ka ekzistuar lidhja mes dy të rinjve është kurorëzuar me fejesë, por pas disa vitesh ata janë ndarë si miliona njerëz në të gjithë botën që zgjedhin të ndajnë rrugët e të krijojnë jetë të re me partnerë të rinj ose jo. Vajza e Jozefina Topallit sot ka një bashkëshort dhe një familje të saj me fëmijë. Ajo ka emrin dhe personalitetin e saj, ndërsa Luiz Ejli ka zgjedhur rrugëtimin e tij me emrin dhe personalitetin e tij. Këngëtari ka preferuar së fundi të bëhet pjesë e reality show Big Brother VIP Albania.

Duke qenë një format ku ka në thelb bashkëjetesën me njerëz të ndryshëm si eksperiment social edhe Luisi do bëjë rrugëtimin e tij në këtë show. Do të shfaqë personalitetin dhe karakterin e tij. Dhe mediat, veçanërisht ato online që ne i përcaktojmë si portale, kanë të drejtën e tyre të merren, analizojë e komentojnë çdo veprim të Luisit apo çdo banori tjetër në BBV. Por nuk kanë asnjë të drejtë të përflasin persona e personazhe që kanë jetën e tyre dhe diskrecionin e tyre, vetëm për shkak të një pasazhi jetësor që e lidh të shkuarën e tyre me dikë. Tituj portalesh të llojit: “FUTET NË BIG BROTHER VIP ISH DHËNDËRRI I JOZEFINA TOPALLIT”, APO “ISH DHËNDËRRI I JOZEFINA TOPALLIT I MERR ME RRADHË FEMRAT NË BBV” etj…janë totalisht jo etikë dhe për më tepër cënues të rëndë të jetës dhe privacisë së dikujt tjetër që ka jetën e tij. Madje kjo qasje dhe prezantim ul personalitetin edhe të vetë Luisit i cili njihet në publik si artist e jo thjeshtë si një dhëndur.

Po sikur pas historisë së Luisit me vajzën e znj Topalli të kishte ndodhur që të kishte patur dy ose më shumë histori me vajza personazhesh të njohur si do bëheshin titujt me listën e të gjithë të dashurave të personave të njohur që ka patur lidhje Luisi?! DHËNDËRRI I FALANES DHE I FISTEKUT BËRI KËTË E BËRI ATË…Këto referenca tregojnë prapambetje mendore dhe mungesë të thellë profesionale duke dëmtuar në mënyrë të ndërgjegjshme ose jo jetën dhe privatësinë e të tjerëve. Kjo mendësi e të bërit lajm në mënyrë biografike, aq më shumë kur personat e përmendur janë pjesë e së shkuarës dhe kanë jetën e tyre është e patolerueshme. Dynaqet e rrobave, e parfumeve apo aksesorëve e telefonave janë plot.

Shqiptarët ecin me kohën përsa i përket anës sipërfaqësore, por kanë mbetur shumë kohë pas në mendësi, në qasjen dhe komukimin e botës së brendshme dhe trajtimit të asaj çka është publike dhe private në anën njerëzore. Jozefina Topalli dhe vajza e saj nuk i kanë borxh as kujt t’iu dalë emri çdo ditë nëpër portale vetëm për shkak se ish partneri i vajzës së saj, ka zgjedhur të bëhet pjesë e një reality show. Ai ka emrin dhe personalitetin e tij. Në Big Brother nuk ka hyrë as Jozefina Topalli, as vajza e saj, ka hyrë Luis Ejli ndaj lërini te qetë njerëzit e tjerë që kanë jetën e tyre dhe familjet e tyre. Ti vajzë a djalë që bën një titull e lajm të tillë e t’i që ke një portal a media online, mendo për një çast sikur të thonin për ty këtë lajmin e ka bërë dashnorja ose dashnori filanes, këtë portalin e ka ish e dashura ose i dashuri i filanes.

Besoj se nuk do të ndjeheshit mirë, madje do t’ju revoltonte ky fakt. Vendosni veten para se të shkatërroni dhe bezdisni jetën e dikujt tjetër, gjithnjë nëse keni kaq kapacitet për ta bërë etikisht këtë gjë. Se për fat të keq media është mbushur plot me “vrasës të papërgjegjshëm” të jetës së të tjerëve që nuk kuptojnë realisht dëmin që shkaktojnë se janë analfabetë funksionalë, që nuk kuptojnë atë që shkruajnë apo lexojnë. Në fund i shpreh ndjesën publike znj Topalli dhe familjes së saj që e referova këtë rast dhe shpresoj në mirëkuptimin e tyre përsa më sipër. Por e shoh që thashethemet me biografi janë një nga problemet më të thella dhe të skalitura fort në mendësinë e kësaj shoqërie që mbetet ende në vorbullën e injorancës edhe pse shkëlqimi i dritave të skenës përpiqet ta fshehë errësirën e saj!

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TA Mush Qamushi: 28/12/2022 16:29

    Ore çfar rëndësi ka ZHELEFINA Topalli një palaço cirku një ish spiune e sigurimit të partis së punës. Ky Luis Ejli ka hyr në Bot Brother për Vespa të vet. Kujt i bei në mënd për gocën e Zhelefinës ajo është një njeri i pa rëndësishëm për Shqiptarët. E jëma po njifet si hajdute e pa skrupullt e palaço grua e byth lëpirsi e KRIMINELIT Sali BAJGA.

    Përgjigju
  • po ky kush eshte avokati i familjes?: 28/12/2022 12:14

    Ne fakt je ti qe na e tregove lidhjen e Luizit me Topallin, se ne big brother nuk eshte permendur emri. Pra, ti duke dashur ta mbrosh Jozefinen po i prish pune duke hapur plage te vjetra

    Përgjigju
  • Bill: 28/12/2022 11:49

    Luis ejli ?? Sakenge ka ne rertor ??? 1 apo 1,5 se dy kenge nuk i ka . Kur eshte bere koncerti i tj i fundit ?? Per cfare eshte i famshem e dallon nga tufa e deleve ??? Paguaj per emer .. vetem ne shqiperi ndodh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë