Në Bruksel kremtohet 75-vjetori i themelimit të NATO-s! Stoltenberg: Aleatët kanë nevojë më shumë se kurrë për SHBA-në

Në selinë qëndrore në Bruksel, Ministrat e Jashtëm të NATO-s kremtuan të enjten 75-vjetorin e aleancës me flamuj, në një festë ku nuk mungoi torta dhe muzika festive, ndërsa sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg u kujtoi Shteteve të Bashkuara se kishin nevojë për aleatët e tyre më shumë se kurrë, në një kohë kur lufta në Ukrainë ka hyrë në vitin e saj të tretë. 32 vendet anëtare ranë dakord të fillojnë planifikimin për një rol më të madh në bashkërendimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, për ta mbështetur në luftën me Rusinë, ndërsa Kievi pret një paketë 60 miliardë dollar që mbetet e bllokuar në Kongresin e SHBA.

“Evropa ka nevojë për Amerikën e Veriut për sigurinë e saj e aleancës në Bruksel. Në të njëjtën kohë, Amerika e Veriut gjithashtu ka nevojë për Evropën. Aleatët evropianë ofrojnë ushtri të klasit botëror, rrjete të mëdha të zbulimit dhe leva unike diplomatike, duke shumëfishuar fuqinë e Amerikës".- tha Stoltenberg.

Liderët e vendeve europiane që përbëjnë pjesën më të madhe të anëtarëve të NATO-s, janë të shqetësuar jo vetëm për të ardhmen e NATO-s nëse ish presidenti amerikan Donald Trump fiton në garën me presidentin aktual Joe Biden në nëntor, por edhe për bllokimin e ndihmës për Ukrainën në Kongres, ndërsa republikanët kërkojnë masa të sigurisë kufitare në këmbim të miratimit të projektligjit.

Sipas një propozimi të sekretarit Stoltenberg, NATO do të marrë përsipër punën e bërë nga një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, i njohur si grupi Ramstein, pjesërisht për t'u mbrojtur nga çdo shkurtim i mbështetjes amerikane nëse Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Stoltenberg ka propozuar një fond pesëvjeçar ndihme për Ukrainën, me vlerë prej 100 miliardë eurosh.

Kur u themelua NATO-ja kishte 12 vende anëtare nga Amerika e Veriut dhe Evropa, dhe erdhi si reagim ndaj frikës në rritje se Bashkimi Sovjetik paraqiste një kërcënim ushtarak për demokracitë evropiane. Shtatëdhjetë e pesë vjet më vonë, me 32 anëtarë NATO ka rimarrë në rol qendror në çështjet botërore pasi agresionit rus në ukrainë dy vjet më parë duke bërë që qeveritë evropiane ta shohin Moskën sërish si një kërcënim të madh për sigurinë.

Dy vendet e reja anëtare të NATO-s, Finlanda dhe Suedia, u bashkuan në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj agresionit rus në Ukrainë. Në një reagim Rusia tha se NATO-ja është kthyer te mentaliteti i Luftës së Ftohtë dhe se në "botën multipolare" që Moska kërkon ta ndërtojë, për t'i dhënë fund dominimit të SHBA nuk mka vend për naton.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille