'Në Bullgari shkojmë për fitore', Ilir Daja pas suksesit: I kënaqur nga loja dhe rezultati
Ilir Daja, trajneri i Ballkanit
PRISHTINË - Ballkani fitoi dje 2-0 me Ludogorets në "Fadil Vokrri", me sfidën që vlente për turin e parë kualifikues në Champions League. Kampionët e Kosovës i treguan vendin atyre të Bullgarisë, me golat që u shënuan nga Korenica dhe Zyba.
Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i suharekasve, Ilir Daja. Numri një i stolit tha se kërkojnë një tjetër fitore në sfidën e kthimit që luhet më 18 korrik në Bullgari, për të kaluar në raundin e dytë.
"Kemi luajtur një pjesë të parë perfekte, pasi skuadra kundërshtare nuk kishte asnjë shans. Kemi bërë mirë edhe me qarkullimin e topit. Me pesë ndërrimet e tyre ramë pak fizikisht, por këta djem nuk dorëzohen kurrë. E thashë në mënyrë figurative që e japin shpirtin në fushë dhe kjo ndodhi sot. Nuk është e pakët që në 70 përqind të kohës të jesh mbi kundërshtarin, duke ditur se çfarë kundërshtari kishim përballë”, u shpreh tekniku i Ballkanit.
Më pas trajneri tha se ishte i lumtur për këtë rezultat.
"Duhet të bëjmë edhe më mirë se në fushën tonë. Kemi përballë ekip me kualitet dhe nuk do të shkojmë për të mbrojtur rezultatin. Kemi bërë gjysmë hapi, por nuk kemi bërë ende asgjë. Nuk ka rëndësi rezultati pas 90 minutave, por pas 180 minutave. Më kënaq loja dhe rezultati”, tha trajneri Daja.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.2%
-
Gafë
51%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 5004
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ambiciet territoriale të Trump/ Krisafi: Janë synime serioze! Mund të rikërkojë shkëmbin territoresh mes Kosovës e Serbisë! Kamberi 'ç'kodon' mungesën e Zelenskyt në inaugurimin presidencial
8 Janar, 20:51
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
8 Janar, 19:23
-
Ligji në Kosovë: Nga 1 janari s’ka zhdoganim të veturave më të vjetra se 2015
8 Janar, 18:17
-
Mbyllet administrata tatimore e Serbisë në veri të Kosovës, Sveçla: I mblidhte para qytetarëve në shkelje të ligjit
8 Janar, 13:48
-
Prishtinë/ KQZ miraton sot fletëvotimin, nesër fillon votimi jashtë Kosovës
8 Janar, 10:26
-
Zyrtari i lartë amerikan viziton Tiranën, Kosovën e Serbinë më 7-11 Janar! DASH: Do diskutohet përparimi i Shqipërisë dhe aftësitë mbrojtëse
7 Janar, 19:35
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Diplomati Bilalli: Partitë janë fokusuar të diaspora! Vendi do përballet me një administratë amerikane më të vendosur! LVV nuk del si 2021, opozita në rritje
7 Janar, 19:20
-
Kosovë/ Kurti: I hapur të bashkëpunoj me prokurorinë, dëshmoj në zyrën time! SHBA-të janë aleati ynë kryesor
7 Janar, 16:30
-
Sorensen dhe Haavisto, kandidatët e vetëm për pasardhës të Lajçakut për dialogun
7 Janar, 16:25
-
Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë
7 Janar, 16:16
-
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Grenell: Të tensionuara prej Kurtit! Prej 35 vitesh, raporte të shkëlqyera me Rugovën, Thaçin dhe Hotin
7 Janar, 16:07
-
24 kursantë finalizojnë kursin e 20-të bazë 'Komando', mes tyre 8 nga Kosova! Ministri Vengu: E ardhmja e dy vendeve është në NATO
7 Janar, 13:41