Që sot Bunk’Art 2 ofron një tjetër eksperiencë emocionuese! Një pjesë e muzeumit, që edhe për këtë sezon mbetet më i vizituari në Shqipëri, i është dedikuar “Dhomës së manipulimeve”, një seksion unikal në llojin e tij ku për të parën herë eksplorohet gërshetimi kompleks dhe misterioz mes propagandës komuniste dhe iluzioneve optike.
Në dhomën plot me lojra iluzionesh, vizitorët ftohen të reflektojnë se si regjimi komunist përdorte teknika manipulimi për të modeluar perceptimin e realitetit. “Përmes një seri shembujsh dhe instalacionesh, - shpjegon Carlo Bollino, kuratori I Bunk’Art dhe ideator i këtij ekspozimi të veçantë - do të jetë e mundur të zbulohet se si arti I propagandës ndërthuret habitshëm me artin e iluzionit duke krijuar një realitet të shtrembëruar, por bindës”.
Pra duhet të përgatiteni ta shihni botën me sy të tjerë, pasi në krah të çdo iluzioni optic, do të mund të zbulohet një paralelizëm mbresëlënës me teknikat dhe argumentet e përdorura nga regjimi në Shqipëri për të ndikuar mendjet dhe zemrat e një populli të tërë.
“Është hera e parë që një muze dedikuar historisë së komunizmit, - sqaron Carlo Bollino – rindërton këto analogji surprizuese mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste. Një analogji që e rigjejmë edhe në filmat e prodhuar gjatë regjimit, që si e gjithë kinemaja, përbëjnë modelin maksimal të iluzionit”.
Bunk’Art2 ndodhet në qendër të Tiranës, përballë selisë së Bashkisë dhe i dedikohet historisë së Ministrisë së Brendshme me një hapësirë të gjërë dedikuar origjinës dhe metodave të përdorura nga Sigurimi i frikshëm. Ndërsa Bunk’Art1 ndodhet në rrugën Fadil Deliu (pas teleferikut) dhe në një superbunker atomik me 120 dhoma dhe 5 kate nën dhe’ rindërton historinë e komunizmit në Shqipëri. (info: bunkart.al)
xy/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
17%
-
Pak
9.1%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 176
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Carlo Bollino: Berisha si "kafshë politike" e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve
9 Janar, 16:33
-
Carlo Bollino lajmëron padi për shpifje ndaj ''Syrit'' të familjes Berisha
30 Nëntor 2024, 14:50
-
Një amnisti? A nuk rrezikon të rikonfirmojë 'de jure' dhe përfundimisht në postet e tyre politikanët e këtyre tridhjetë viteve?
29 Tetor 2024, 16:05
-
Ilir Yzeiri: Amnistia dhe sqarimi i (pa)nevojshëm i Bolinos
27 Tetor 2024, 10:40
-
Carlo Bollino: Duhet një amnisti? Një sqarim për ata që e kritikojnë pa e lexuar (ose nuk duhet ta kuptojnë) pyetjen time
26 Tetor 2024, 17:16
-
Carlo Bollino: SPAK dhe Amnisti: Një rrugë e mundshme për një drejtësi të pranueshme dhe paqe politike?
25 Tetor 2024, 14:53
-
Carlo Bollino ironizon familjen Berisha: Përpara më etiketonin si ''fashisto-komunist'', tani jam ''peng'' por njëkohësisht edhe ''anëtar'' i SPAK!! Ata janë komplet në panik, i mirëkuptoj
20 Shtator 2024, 12:27
-
Carlo Bollino: Berisha nuk meriton të fitojë zgjedhje jo vetëm se është i korruptuar, por mbi të gjitha se ka mbetur një diktator!
19 Shtator 2024, 16:56
-
Berisha në sulm: Bollino është anëtar i organizatës kriminale të SPAK! Bollino i përgjigjet: E vlerësoj, por jam thjesht një gazetar i fakteve!
18 Shtator 2024, 17:17
-
Carlo Bollino: ''Vakëf'' dhe ''VKM e personalizuar'', Berisha dhe dhëndri do të përgjigjen penalisht për shpifjet e presionet ndaj meje!
11 Shtator 2024, 21:09
-
Carlo Bollino: Opozita në duart e Berishës dhe rrjeta e merimangës që po e çon drejt humbjes së dhjetë
9 Shtator 2024, 19:07
-
'Nuk kishim vizituar asnjëherë tunele ushtarake!' Tre të rinj nga Holanda tregojnë eksperiencën unike në Kukës
5 Shtator 2024, 09:36
LËRENI KOMUNIZMIN .... PO SHIKONI MAKINERIN ILUZIONISTE TE PROPAGANDES RILINDASE.... SE SPO NGEL KËMB SHQIPTARI NË KËTË VEND TË BEKUAR MREKULLI NATYRORE...
Përgjigju