Në burg nga “uria” për bukë, i riu vodhi dy kalcone dhe një molto, pas tre vitesh përballë drejtësisë! Dëmi 200 lekë, kosto e procesit mbi 35.000 lekë në Gjykatën e Tiranës

Alo policia? Dikush më ka vjedhur në dyqan. Ishte kjo telefonata në sallën operativë të policisë së tiranës e cila mbrëmjen e 15 dhjetor ka alarmuar blutë e komisariatit 4.

Teksa një patrullë mbërriti në subjektin e shtetasit A.Bakollari ajo që zbuloi ishte se një i ri kishte vjedhur në furrën e tij dy kalcone dhe një molto duke u larguar me vrap.

Shuma e ushqimeve të vjedhura në vlerën e 200 lekëve u kthye në procedimin penal, ku pas tre viteve prokuroria e tiranës kërkon dënimin e autorit të dyshuar 21 vjeçarit F.Ogiçi.

Sipas dokumentave të siguruara nga ReportTv Ogiçi rezulton një person me precedent penal dhe i njohur për policinë dhe drejtësinë pasi ndaj ti ndër vite ka edhe 6 dënime për vepra të ndryshme penale, përfshi vjedhjen e trafikim canabisi.

Ai kish mundur ti shpëtonte arrestimit ndër muaj e vite, por uria për bukë e çoi pas hekurave duke bërë që i riu të shlyej dënimet e mëparshme si dhe të përballet me drejtësinë për vjedhjen e 2 kalconeve dhe një molto.

E teksa proçedurialisht kosto e një procesi të tillë me angazhimin e policëve, prokurorisë e gjykatës shkon minimalisht në 35 mijë lekë të rinjë pa llogaritur ditën e qëndrimeve me 50 euro ditë në paraburgimt të të riut, ironia e ligjit është procedimi i tij për vetëm 200 lekë.

I pyetur gjatë hetimeve i riu ka treguar se gjithcka e ka bërë nga uria për ushqim dhe do ja rikthente shpejt lekët fqinjit të tij, po denoncuese ka shpjeguar se edhe më herët Ogiçi ka vjedhur në furrën e tij deri tek celulari por e ka falur se i vinte keq.

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/10/2021 01:02

    /LUI/,Llalla u denua me dy vjet burg dhe akoma nuk e kane gjetur, sepse Llalla mendon se dy vjet qendrimi ne qeli(me siguri ka per te bere me pak),jane shume te demshme per mireqenien shendetesore te tuleve te tija.Jam kurioze, kur procesi per kete hajdut te rendomte kushtoi 35000.L/200.L vjedhje po per Llallen sa ka kushtuar?

    Përgjigju
  • Lui: 23/10/2021 12:58

    Ky shoku nese paska pasur dhe denime te tjera me pare ok, mbase edhe e ka hak denimin me burg. Por me ben pershtypje nje gje. Ky qe vjedh nje celular, nje cope buke apo gjera si keto denohet 3 vjet. Adriatici Llalla qe ka vene pasuri ne menyre te jashtligjshme, dmth ka vjedhur dhe jo pak, por miliona, denohet 5 vjet. Jeni ne terezi ju o ligjvenes?! Tik Llalla duhej te pakten 7-8 vjet. Ose 10 vjet qe me ndonje aministi gjate kohes mund te ulej ne 5. Por jo direkt 5..

    Përgjigju
  • Andi: 23/10/2021 10:55

    E thonte xhaxhi po se besonim ne: Ne kapitalizem vjedh nje buke ben berg, kur vjedh nje furr buke behesh hero. Turp dhe per pronarin e furres qe e denoncoj te shkretin per 200 leke (patjeter qe denohet xhesti, por jo penalisht)

    Përgjigju
    • Andi: 23/10/2021 13:57

      Po ti e lexon gjithë lajmin, apo vetëm titullin. I ka vjedhur disa herë, bile një herë i ka vjedhur celular. Ka pasur dhe dënime të tjera varur po nuk ishte kapur. Tani ti beje te gjitha. Nuk është çështja e bukes, se mjafton ta kërkosh e ta japin, po shiko pak çfarë gjërash të tjera ka bere

  • Legend: 23/10/2021 10:14

    Sistem i qelbur. Mund te rregullohej edhe ndryshe . Por pleher sistem. Uria ben njerezit te hane njeri tjetrin e jo me te vjedhesh dy kalcone.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 23/10/2021 10:01

    Shteti social shqiptar denon te uriturin per "vjedhjen" e nje petulle. Politikanet,qeveritaret,presidente,kryeministra,ministrat,deputetet,gjykatesit,prokuroret,drejtuesit e policise,tere strukurat jane mbushur me kriminele,hajdute,trafikante dhe bejne drejtesi mbi nje te URITUR qe "vodhi" nje petull per te shuar urine.

    Përgjigju
  • Cnxjnddn: 23/10/2021 09:38

    Ogiçi rezulton një person me precedent penal dhe i njohur për policinë dhe drejtësinë pasi ndaj ti ndër vite ka edhe 6 dënime për vepra të ndryshme penale, përfshi vjedhjen e trafikim canabisi. Nje gazetaruc se kupton rendesine e fjaleve qe shkruan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Varianti i ri Omicron dhe dimri, a duhen ashpërsuar masat anti-Covid?



×

Lajmi i fundit

John

Pastruan paratë e mafies, kunati e shoferi i Taçit në burg! 18 mln € e Cosa Nostra, Apeli refuzon lirimin e të dyshuarve