Gjyqi për Belerin, protestë para GJKKO! Rrëzohet kërkesa për shpalljen e pavlefshme të akteve hetimore! Avokatët kërkojnë përjashtimin e trupës gjykuese

TIRANË- Seanca e radhës në gjykatën e posaçme ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri filloi me një protestë para ambienteve të gjykatës. Organizatori Bledar Çakalli e identifikoi veten si aktivist.

“Jam këtu sepse kanë rënë dy dëshmorë, të cilët nuk duhet të harrohen”, tha ai.

Një banderolë e madhe, e krahasonte Belerin me Milan Radoiçiçin, serbin e akuzuar si organizatori i sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë ku mbeti i vrarë një efektiv i policisë së Kosovës.

Pas fillimit të seancës, Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesat paraprake të Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit për shpalljen e pavlefshme të akteve hetimore, duke e cilësuar kërkesën si të pabazuar në ligj. Por ky vendim i gjykatës, solli një tjetër pretendim nga avokatët e Belerit për përjashtimin e trupës gjykuese. Fillimisht ata kërkuan largimin e gjyqtares Irena Gjoka dhe me pas largimin e të gjithë trupës gjykuese.

Ata paraqiten si argument vendimin e gjykatës i cili sipas tyre u shpreh edhe për papërdorshmerine e provave në një kohë që ata kishin kërkuar vetëm pavlefshmërinë e tyre. Kjo kërkesë e mbrojtësve, do të shqyrtohet nga një trupe tjetër ndërkohë që gjykata hapi procesin ku prokurorja e çështjes lexoi kërkesën për gjykim përfshirë edhe dëshmitarët dhe provat që do të shqyrtohen në këtë proces.

Më herët një tjetër gjyqtare, Etleva Deda, u largua nga kjo çështje me kërkesë të avokatëve pasi kishte refuzuar një nga kërkesat e Belerit për lirim, pas arrestimit të tij më 12 maj me akuzën e blerjes së votave.   

1698137651_spaku.jpg

Banderola

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:59
Gjyqi për Belerin avokatët kërkojnë 13 dëshmitarë, SPAK vetëm 8! Më 7 nëntor seanca tjetër

1696329945_1695058445fredibeleri.jpeg

Ka përfunduar seanca për gjyqin ndaj Fredi Belerit. Avokatët e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës kanë kërkuar që të merren në pyetje 13 dëshmitarë, ndërsa nga ana tjetër SPAK ka kërkuar 8 dëshmitarë. Seanca e radhës për Belerin dhe Pandeli Kokaveshin do të mbahet më 7 nëntor.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës