Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim ankimin e ish-presidentit, Ilir Meta, kundër masës së sigurisë "arrest me burg”. Sot mbledhja e gjyqtarëve ka vendosur ta kalojë në seancë mbi baza dokumentesh.
Ilir Meta mbahet në burg prej 21 tetorit 2024 dhe në Kushtetuese kërkon shfuqizimin e masës arrest me burg, kërkesë e cila i është rrëzuar në të treja shkallët e gjyqësorit. Meta pretendon se vendimet e 3 shkallëve të gjyqësorit që e kanë lënë në qeli, janë antikushtetuese, pasi shkelin Kushtetutën dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar se po mbahet në qeli pa akuzë.
Po ashtu, kreu i Partisë së Lirisë thotë se arrestimi i tij me forcë ka qenë joproporcional dhe jo i nevojshëm, pasi nuk ka prova që ai ka rezistuar apo përbënte rrezik, dhe se në momentin e arrestimit nuk i është komunikuar asnjë arsye, duke shkelur standardet procedurale të një ndalimi të ligjshëm.
Ilir Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, në bashkëpunim, së bashku me ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, dhe 3 të tjerë.
Komente












He,rri aty urte e mos u ndje! Po u solle mire,do te te nxjerrin ne fund me kohen e paraburgimit si Alqi Bllakon.Po fillove te besh gerr-verr qe tani,do t'a kesh shume te veshtire te rikthehesh ne burg, po te liruan qe tani e ne fund denimi te jete me i gjate se koha qe kalove ne paraburgim.Sepse ti nuk je kriminel ordiner qe e ka bere burgun shtepi te dyte,ti je kriminel ordiner me kollare,burgu per llojin tuaj edhe 10 dite sic /denuan/ V.Dakon,eshte baraz me 10 vjet.
Përgjigju