Në celularët e 10 paramilitarëve të PD, prokuroria kërkon drejtuesit e vërtetë të grupit të armatosur të PD

Shoferi i makinës ML pa targa e ndaluar nga banda e armatosur e PD që patrullonte në Elbasan për “mbrojtjen e votës”, incident që u mbyll me vrasjen e Pjerin Xhuvanit, u mor në pyetje nga skuadra e PD-së që pretendonte se ky njeri po bënte shitblerje votash. Pyetësori, i bërë me metoda të ashpra para se të vinte policia, është filmuar nga Arjan Hoxha, kreu i sigurisë së Gazmend Bardhit. Ajo video është gjetur nga policia në telefonin celular të Arjan Hoxhës dhe tani është provë në duart e prokurorisë kundër grupit të armatosur që tashmë është në qeli. Mes të arrestuarve është edhe Hoxha. 

Gjatë marrjes në pyetje në mënyrë të paligjshme, i ndaluari këmbëngulte t’i thonte Arjan Hoxhës dhe pjesës tjetër të grupit paraushtarak të drejtuar nga ish-Renea Arbër Paplekaj, se nuk po bëntë shitblerje votash siç dyshonte grupi i armatosur i PD. Edhe policia  dhe prokuroria konfirmuan më pas se në atë Mercedes ML nuk u gjet asgjë e dyshimtë. I friksuar se mos vritej, i ndaluari ka marrë në telefon shokët e tij mes të cilëve edhe Pjerin Xhuvanin, i mbetur i vrarë nga të shtënat që pasuan. Sipas hetimeve Xhuvani ishte i paarmatosur. 

Prokuroria tani po përpiqet të rindërtojë bashkë me policinë të gjithë hierarkinë e grupit të armatosur të ndërtuar nga PD dhe të quajtur “Struktura për Mbrojtjen e Votës” (SMV) e përbërë nga ish policë të forcave speciale dhe ish ushtarakë, si 10 të arrestuarit në Elbasan. Për të zbuluar rrjetin e përgjegjësive, hetuesit kanë në dorë 11 celularët e sekuestruar grupit të armatosur përfshi atë të Arjan Hoxhës, që duket të jetë kreu i strukturës paraushtarake të Elbasanit dhe që ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me Gazmend Bardhin. Arjan Hoxha, i njohur nga publiku televiziv si “analist” pjesëmarrës në shumë debate si ekspert i sigurisë, është rreshtuar gjithmonë kundër Policisë së Shtetit, gjatë qeverisë së tranzicionit në 2017 ku Gazmend Bardhi ishte ministër i drejtësisë, ishte emëruar drejtor burgjesh. 

Pikërisht nga telefonatat e bëra nga komponentët e grupit të armatosur dhe mesazhet e shkëmbyera dhe videot e regjistruara në 11 celularët, prokuroria synon të zbulojë se kush janë drejtuesit e vërtetë të kësaj bande të armatosur të akuzuar përveç vrasjes, edhe për sekuestrim të qytetarëve të zakonshëm, të ndaluar në rrugë vetëm se konsideroheshin kundërshtarë politikë të PD.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:00
Vrasja e Xhuvanit, Policia kontrolle makinave në Elbasan pranë zyrave të PD, Gazment Bardhi kërcënon efektivët: Ça gjetët në makinë? Do mbani përgjegjësi

Policia ka nisur kontrolle ndaj automjeteve në Elbasan, pas ngjarjes së rëndë ku Pjerin Xhuvani u vra nga ish polici i RENEA-s Arbër Paplekaj, pjesë e strukturës së armatosur në PD të vetëshpallur si mbrojtës së votës.

Ndërkohë, po ashtu janë kontrolluar edhe disa automjete të parkuara përballë zyrës së shtabit elektoral në Elbasan, ku të pranishëm ishin Agron Kuliçi, ish-badigard i Sali Berishës dhe Gazment Bardhi, kandidat për deputet në këtë qark. Ky i fundit është irrituar nga kontrolli i policisë, ndërsa i kërkon policit llogari se çfarë gjeti pas kontrollit. Bardhi kërcënon policët duke i thënë se do të mbajnë përgjegjësi, ndërsa i tha të merren me bandat.

“Ça gjete, më jep mua procesverbal ça gjete në makinën që kontrolleve, atje mund të shkruash ça të duash ti. Jam në të drejtën time, më thuaj ça gjete në makinë, Për ça erdhe në shtabin e drejtuesve politikë të partisë më të madhe të opozitës, kush ju ka dhënë informacione, ça ju kanë thënë? Ju kanë nënshkruar bandat, shkoni atje jo në shtabin tim. Do mbani përgjegjësi secili prej jush, shkoni te bandat, pse nuk shkoni atje? Shkoni po jua mbajti po ju marrin mbarë”, tha Bardhi.

1619185400_kulicaj.jpg

Agron Kulicaj

1619186574_bardhi.jpg

Gazment Bardhi
 
K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren