-
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Apeli ndryshon vendimin për Arbër Paplekaj, i ul 15 vite burg, i ndryshon dhe akuzën! Të pafajshëm edhe efektivët
Gjykata e Apelit në Tiranë uli 15 vite burg ish efektivit të RENEA-s Arbër Paplekaj, ndërsa ndryshoi dhe akzuën e që kishte dhënë gjykata e Elbasanit një vit më parë. Të pafajshëm dhe ish efektivët e Shqiponjave.
1 Korrik, 16:18 -
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Në Apel gjyqi për Arbër Paplekaj! Prokurori: Qëlloi 7 plumba, avokati: Ishte në kushtet e vetëmbrojtjes
Në gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka nisur sot gjyqi ndaj Arbër Paplekajt, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021 në Elbasan.
21 Qershor, 12:07 -
Seanca për Arbër Paplekajn, ekspertët: U qëllua fillimisht nga pozicioni i Pjerin Xhuvanit! Qitësi ishte ngjitur me viktimën
Konkluzionet e ekspertëve për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, për të cilin në burg ndodhet Arbër Paplekaj, do të jepen në 24 Maj. Deri tani ekspertët kanë dalluar se pranë viktimës ka qenë edhe një qitës tjetër, dhe dy grupet kanë qëlluar njeri tjetrin me armë
7 Maj, 13:28 -
Rindërtimi i skenës së vrasjes Pjerin Xhuvanit, eksperti: Turma ishte e armatosur! Është qëlluar nga një distancë e afërt
Gjykata është njohur me aktin e ekspertimi dhe ka konstatura se ekspertet kanë vendosur në fund se nuk kanë pasur kohë për të analizuar pamjet filmike. Sipas ekspertit Artan Rexhepi është qëlluar nga një distancë e afërt, ndërsa thotë se turma ishte e armatosur.
9 Prill, 13:23 -
Debate në seancën për Arbër Paplekajn/ Rindërtimi i skenës për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, gjykata: Akti i paplotë! Ekspertët: Na duhet kohë! Shtyhet seanca
Gjykata e Apelit ka shtyrë për në datën 7 maj në orën 12:00 seancën gjyqësore për Arbër Paplekajn dhe oficerët e policisë së Elbasanit, për vrasjen e Arbër Paplekajt. Sipas gjykatës kërkesat e gjykatës nuk janë plotësuar nga 3 ekspertët dhe se akti është i paplotë
9 Prill, 12:59 -
VIDEO/ Vrasja e Pjerin Xhuvanit, 3 ekspertët rindërtojnë skenën e krimit në Elbasan
Në Elbasan u rindërtua skema e vrasjes së Pjerin Xhuvanit më 21 prill 2021. Policia e Elbasanit që prej mbrëmjes së djeshme rrethoi me shirit rrugën në lagjen ‘5 maji’ në Elbasan, ku ndodhi edhe ngjarja.
27 Mars, 09:51 -
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Apeli urdhëron të rindërtohet skena e krimit, caktohen ekspertët! Nga u qëllua, drejt kujt e distanca e qitjes?
Gjykata e Apelit ka caktuar 3 ekspertë për të rindërtuar skenën e ngjarjes ku u vra Pjerin Xhuvani. Një nga ta, do jetë pjesë e policisë, kurse dy të tjerët ekspertë të pavaruar. Apeli kërkon të përcaktohet drejtimi i qitjes së armëve ditën e ngjarjes, distancën dhe pozicionet nga është qëlluar.
18 Mars, 14:30 -
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, shtyhet seanca në Apel për ankimin e Arbër Paplekajt! Mungoi prokurori
Është shtyrë sërish në Gjykatën e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekaj, i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021 në Elbasan.
14 Shkurt, 13:43 -
Vrasja e Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve të 2021, nis gjyqi në Apelin e Përgjithshëm
Ka nisur në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm shqyrtimi i çështjes penale ndaj Arber Paplekajn, i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit 4 dite para zgjedhjeve parlamentare te 25 prillit 2021 në Elbasan.
30 Janar, 15:34 -
Arbër Paplekaj dënohet me 22 vite burg, avokati: Gjykata refuzoi të njihej me të vërtetën e plotë, do e anikojmë në Apel
Avokati i Arbër Paplekajt, Mirash Martini nuk ka qenë i bindur me vendimin e Gjykatës së Elbasanit që vendosi të dënojë me 22 vite burg, Arbër Paplekajn si përgjegjës për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2021. Duke u shprehur se Gjykata qëllimisht dëshiron t
12 Korrik 2023, 14:15 -
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Elbasanit dënon me 22 vite burg Arbër Paplekajn! Avokati: Do kërkojmë drejtësinë në Apel
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan katër ditë para zgjedhjeve do ti kushtojë 22 vite burg ish-policit Arbër Paplekaj. Ai u shpall fajtor nga gjykata e Elbasanit për ngjarjen e ndodhur më 21 prill 2021 në Elbasan. Me nga një vit shërbim prove u dënuan dy ish-zëvendësdrejtorët e policisë Albert Nushi dhe Nikollaq Palla dhe me nga 16 muaj policët e “Shqiponjave” që shkuan në vendin e ngjarjes
12 Korrik 2023, 12:48 -
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ish-polici Arbër Paplekaj në gjykatë: Isha i tronditur, më dhunuan shokun! E bëra për vetëmbrojtje
Ish-polici Arbër Paplekaj pretendoi në gjykatën e Elbasanit se vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 prill 2021 e ka kryer në kushtet e tronditjes psikologjike. Gjatë pretencës së mbrojtjes, ai tha se në momentin e ngjarjes pala tjetër e ka sharë dhe i ka dhunuar shokun ndërsa ai ka pasur qëllim vetëmbrojtjen.
7 Korrik 2023, 16:02 -
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Prokuroria e Elbasanit kërkon dëshminë e deputetit Gazment Bardhi, rrëzohet nga Gjykata
Numri 2 i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi nuk do të dëshmojë për vrasjen e eksponentit të Partisë Socialiste, Pjerin Xhuvani, pavarësisht se ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes.
28 Mars 2023, 11:04 -
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Prangoset në sallë dëshmitari në gjyqin kundër Arbër Paplekajt, ishte në makinë me Mehmet Grecën ditën e krimit
Në sallën e gjyqit të mesditës së djeshme është vënë në pranga një nga dëshmitarët e procesit gjyqësor kundër Arbër Paplekaj. Donald Zane, u ndalua pasi dha dëshmi të rreme para gjykatës.
16 Mars 2023, 10:20 -
Vrasja e Xhuvanit, shoqërohet një nga dëshmitarët, dha dëshmi kontradiktore para gjykatësit dhe prokurorit
Report Tv mëson se është shoqëruar një nga dëshmitarët në gjyqin e Arbër Paplekajt pasi dha dëshmi kontradiktore para gjykatësit dhe prokurorit. Mësohet se është shoqëruar Miles Kurti.
24 Shkurt 2023, 16:41 -
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, 6 efektivët thirren për të dëshmuar! Shoqërohet një nga dëshmitarët, dha dëshmi kontradiktore para gjykatësit dhe prokurorit
Gjykata e Elbasanit ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për 6 efektivët, për të cilët kërkoi ‘arrest shtëpie’. Seancën e shkuar, Prokuroria doli me fakte të reja për vrasjen e Pjerin Xhuvanit 2 vite më parë dhe ka kërkuar të caktohet masa arrest shtëpie për 6 efektivët e forcave ‘Shqiponja’, Dedion Durakun, Pëllumb Biçakun, Erion Ballën, Erion Meçjen, Donald Dedjen dhe Besmir Kadiun.
24 Shkurt 2023, 11:28 -
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, avokatja e familjes: 6 policët kishin dijeni që Arbër Paplekaj ishte i armatosur
Avokatja e familjes së Pjerin Xhuvanit ka zbardhur sot detajet e reja për vrasjen në Elbasan. Avokatja u shpreh se rezulton se 6 policët që sot prokuroria kërkon arrest shtëpie kanë pasur dijeni për ekzistencën e 3 furgonëve së strukturës së mbrojtës së PD-së si dhe që Paplekaj ka qenë i ar
21 Shkurt 2023, 13:43 -
Vrasja e Xhuvanit, avokatja e familjes: Në rrezik jeta e një dëshmitari, prokuroria ta mbrojë! Ka parë dy të armatosurit që kërcënuan me armë mjekun
Avokatja e familjes së Pjerin Xhuvanit, i cili mbeti i vrarë 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 në Elbasan, thotë se jeta e një dëshmitari është në rrezik. Përmes një deklarate, ajo thotë se jeta e dëshmitarit është në rrezik pasi ka parë dy të armatosurit që kërcënuan me armë Xhuvanin para se ta vrisnin.
6 Shkurt 2023, 09:51 -
Seanca ndaj Arbër Paplekajt, flet avokatja e familjes Xhuvani: Procesi do jetë i gjatë
Rezarta Tahiraj avokatja e familjes së Pjerin Xhuvanit, në një prononcim për gazetarët është shprehur se ky proces do të jetë i gjatë. Sipas avokates Arjan Hoxha ka mohuar “Strukturën e Mbrojtjes së Votës&a
20 Janar 2023, 16:46 -
Elbasan/ Vrasja Pjerin Xhuvanit, përfundon seanca maratonë ndaj Arbër Paplekajt, pyeten 4 anëtarët e ish-Strukturës së Armatosur në PD: S'mbajmë mend asgjë
Ka përfunduar seanca maratonë ndaj Arbër Paplekajt që u zhvillua ditën e sotme. Deri tani mësohet se kanë dëshmuar anëtarët e ish Strukturës së Njësisë së Mbrojtjes së Votës në PD. I pari ka dëshmuar Arjan Hoxha, ish përgjegjës i sigurisë për shtabin elektoral të subjektit politik Partia Demokratike për qarkun Elbasan
20 Janar 2023, 10:30 -
I heqin prangat nga duart kur hyn në sallën e gjyqit, Arbër Paplekaj nuk duron praninë e gazetarëve, u shmanget kamerave
Arbër Paplekaj sapo hyri në sallën e gjyqit dhe gardianët i heqin prangat, sapo shikon praninë e gazetarëve që po e filmonin, u ngrit nga karrigia dhe kërkoi të dilte jashtë.
11 Janar 2023, 13:18 -
VIDEO/ Gjyqi ndaj Paplekajt, shqyrtohen pamjet e vrasjes së Xhuvanit! Avokatja e të ndjerit: Pamjet janë të tmerrshme! Gjykata s'pranon kërkesën për riekspertimin e ngjarjes!
I akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Arbër Paplekaj u shfaq sot në Gjykatën e Elbasanit ku u njoh me provat e prokurorisë kundër tij, siç janë pamjet nga kamerat e sigurisë. Ish-efektivi ka kërkuar sërish riekspertimin të ngjarjes, kërkesë që nuk pranohet nga gjykata, e cila vendosi që në seancën e radhës të merren në pyetje dëshmitarët.
11 Janar 2023, 11:32 -
Mehmet Greca dhe fituesi i primareve të ‘Rithemelimit’ për bashkinë e Kamzës në listën e dëshmitarëve për vrasjen e Pjerin Xhuvanit
Arjan Hoxha është një prej dëshmitarëve që është thirrur për të dëshmuar në seancën e 9 janarit ndaj Arbër Paplekajt. Hoxha nuk është një emër i panjohur pasi së fundmi ka fituar zgjedhjet në primaret e Rithemelimit për kandidatin që do garojë për bashkinë e Kamz&am
27 Dhjetor 2022, 14:53 -
Prokuroria e Elbasanit publikon listën me 68 dëshmitarët që do dëshmojnë në seancën ndaj Arbër Paplekajt
Prokuroria e Elbasanit ka bërë publike emrat e 68 dëshmitarëve të cilët do të dëshmojnë në seancën gjyqësore të Arbër Paplekajt që do të mbahet në datën 9 janar të vitit 2023.
27 Dhjetor 2022, 14:37 -
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, kalon për gjykim çështja ndaj Arbër Paplekajt dhe të akuzuarve të tjerë! Report Tv zbardh listën e 68 dëshmitarëve, mungon Gazment Bardhi
Ka kaluar në fazën e shqyrtimit gjyqësor procesi për hetimin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në 21 prill të vitit 2021, ngjarje për të cilën është marrë i pandehur Arbër Paplekaj.
27 Dhjetor 2022, 12:33 -
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Gjykimi për Arbër Paplekajn nuk ka fund, shtyhet sërish seanca
Duket një proces i pafundëm ai për Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Kjo sepse edhe sot do duhet të kishte një vendim, seanca është shtyrë në 22 dhjetor në orën 09:00.
19 Dhjetor 2022, 11:24 -
Nën akuzën për shpërdorim detyre në vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Gjykata e Apelit rikthen në detyrë 6 policët e pezulluar
Gjykata e Apelit Durrës ka rikthyer sërish në detyrë 6 punonjësit e policisë së Elbasanit, të cilët u pezulluan me vendim gjykate pas kërkesës së prokurorisë së Elbasanit, e cila po heton dosjen e vrasjes së mjekut psikiatër Pjerin Xhuvani katër dite para zgjedhjeve.
30 Nëntor 2022, 10:51 -
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, dështon seanca e pare në gjykatën e Elbasanit për Arbër Paplekajn
Seanca e parë gjyqësore kundër Arbër Paplekajt dështoi në gjykatën e Elbasanit, pasi nuk ishte njoftuar për të marrë pjesë një prej personave të dëmtuar në përplasjen e armatosur. Për vrasjen politike të Pjerin Xhuvanit, 4 ditë para zgjedhjeve të 2021-shit nën akuzë është ish-efektivi i RENEA-s, i cili ishte bërë pjesë e strukturës së paligjshme të PD-së për mbrojtjen e votës
17 Nëntor 2022, 11:28 -
Prokurori që dha dorëheqjen nga dosja 'Xhuvani': Procedurë e zakonshme! Vepra penale nuk i përket seksionit që unë mbuloj
Një ditë pas lajmit të publikuar në media mbi dorëheqjen nga dosja "Xhuvani" ka reaguar për Report tv prokurori i Elbasanit, Platin Aliçka, duke thënë se kjo është vetem çështje proceduriale e institucionit të akuzës.
11 Nëntor 2022, 21:14 -
Dosja për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, jep dorëheqjen një nga prokurorët e çështjes
Një nga prokurorët e dosjes së Pjerin Xhuvanit ka dhënë dorëheqje. Platin Aliçka mësohet se ka kërkuar të largohet për arsye shëndetësore. Dorëheqja e prokurorit vjen pas përfundimit të hetimeve ndërsa çështja po gjykohet në Gjykatën e Elbasanit.
10 Nëntor 2022, 18:13 -
Vrau Pjerin Xhuvanin, fjala e plotë e Arbër Paplekajt në gjyq, citon Fishtën dhe përmend vajzën e tij dhe të viktimës së tij: Veç para saj i ul kryet
Në Gjykatën e Elbasanit po gjykohet dosja për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të 25-prillit 2021. Ndaj Arbër Paplekajt rëndon akuza për 'vrasje me dashje në rrethana cilësuese'. Sipas Kodit Penal, Papleka rrezikon nga 20 vite burg deri në burg të përjetshëm.
9 Nëntor 2022, 14:28 -
Shkon për gjykim dosja për vrasjen e Xhuvanit! Papleka akuzohet për vrasje, 2 zv.drejtorët e policisë dhe 6 efektivë për shpërdorim detyre
Prokuroria e Elbasanit ka çuar për gjykim dosjen për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të 25-prillit 2021. Ndaj Arbër Paplekajt rëndon akuza për 'vrasje me dashje në rrethana cilësuese'. Ai rrezikon nga 20 vite burg deri në burg të përjetshëm. Vetë Papleka nuk ishte i pranishëm në senacë.
3 Tetor 2022, 14:49 -
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, vajza e tij kërkon ndalimin e publikimit të videove të ngjarjes: Të bëhet hetim
Vajza e Pjerin Xhuvanit ka kërkuar nga autoritetet që të ndalojnë publikimin e videove të vrasjes së babait të saj nga mediat. Përmes avokates së saj, Rezarta Tahiraj ajo gjithashtu kërkon një hetim të plotë për publikimin e këtyre videove.
2 Tetor 2022, 12:30 -
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Arbër Paplekaj kërkon rihetim të dosjes, prokuroria kërkon kohë
Përfundon seanca në ngarkim të Arbër Paplekajt. Prokuroria ka kërkuar kohë për të shqyrtuar kërkesat e avokatëve, kjo pasi Paplekaj ka kërkuar rihetim të dosjes dhe rishqyrtim të disa akteve të ekspertizës.
30 Shtator 2022, 09:43 -
Kronikë
Nisi me një konflikt, më pas të shtënat dhe policët që largohen...! Çfarë ndodhi në vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Report Tv siguron videon
Në videon e siguruar nga Report Tv duket që ka pasur përplasje midis dy grupeve. Fillimisht nisi me një konflikt, më pas u qëllua më armë zjarri. Në video shihen edhe efektivët e policisë të cilët janë në vendngjarje dhe që lagohen me vrap, duke mos neutralizuar situatën
29 Shtator 2022, 09:10 -
Kronikë
‘Burgu nuk ka kapacitete transporti për Arbër Paplekajn’, dështon sërish seanca paraprake gjyqësore ndaj vrasësit të Pjerin Xhuvanit
Ndonëse kanë përfunduar hetimet nga prokuroria vijon saga për gjyqin ndaj Arbër Paplekaj, i akuzuari për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjet të 21 prillit 2021 në Elbasan.
28 Shtator 2022, 11:24