Në Champions League apo jo? UEFA merr vendimin për Gironan

Në Champions League apo jo? UEFA merr vendimin për Gironan

Lojtarët e Gironas

Girona e mbylli sezonin e shkuar të La Liga në vendin e tretë, teksa shkrimi i historisë së klubit katalanas solli pas edhe peripecitë nëse mund të merrte ose jo pjesë në Champions League.

Kjo dilemë kishte lidhje direkte me Manchester Cityn. Të dy klubet janë në pronësi të City Football Group dhe rregullat e UEFA-s thonë se dy subjekte në pronësi të së njëjtës kompani nuk mund të konkurrojnë në të njëjtën garë evropiane.

Kjo do të thotë se te Girona duheshin bërë ndryshime të rëndësishme strukturore për të qetësuar organin qeverisës. Këto ndryshime janë bërë dhe sipas gazetës Marca, ka mjaftuar për të kënaqur UEFA-n, pasi Trupi i Kontrollit Financiar të Klubit i ka dhënë zyrtarisht lejen Girona për të garuar në Ligën e Kampionëve në edicionin 2024-25.

Një lajm i mirë për La Ligan dhe klubin e Gironas që do kërkojë surprizën në vitrinën evropiane.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)