Në Credins s'ka kufizime! Shërbimet i merrni online...Dhjaku: Investimet në kohë shmangën fluksin nga pandemia

TIRANË - Pandemia globale COVID-19, përveç se po shkakton dëme të mëdha ekonomike por edhe humbje njerëzore, paralelisht po sjell edhe shumë risi teknologjike. Për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë klientëve, Banka Credins ofron shërbim 24 orë në aplikacionin Credins Online. Sipas Drejtoreshës së Departamentit te IT, ne Credins Bank Valbona Dhjaku qytetarët nuk duhet ta kufizojnë përdorimin e bankës vetëm në ato orare kur degët janë të hapura por të përdorin dhe kryejnë një sërë shërbimesh edhe në Credins Online. Dhjaku pohon se infrastruktura për Credins Online ishte gati.

“Qytetarët nuk kanë pse ta kufizojnë përdorimin e bankës vetëm në ato orare kur degët tona janë të hapura por duke pasur bankën në dorën e tyre i ftoj të gjithë që çfarë të munden ta kryejnë në Credins Online. Do të kishte qenë shumë vonë nëse banka nuk do të kishte marrë masa prej kohësh për të investuar në Credins Online, pra koha e tanishme e pandemisë nuk do të kishte qenë e mjaftueshme që banka të mendonte për të zgjeruar dhe transferuar fluksin e klientëve në Credin Online. Infrastruktura dhe investimet në Credins Online ishin gati pra çdo gjë ishte aty dhe ne kishim prej kohësh që tentonim që klientët tanë që krahas degëve  ta gjenin veten edhe në Credins Online”, tha Dhjaku.

Përveç infrastrukturës dhe investimit që ka bërë Banka Credins në krijimin dhe përdorimin e aplikacionit Credins Online, Dhjaku tregon se brenda kohës së pandemisë u mundësuar dy risi të reja për të gjithë klientët, që aksesojnë aplikacionin.

“Do të përmendja si dy gjëra që erdhën në kohën e pandemisë:

- Ishte hapja e llogarisë nga Credins Online që ishte një risi e pamundësuar më parë. pra ccdo klientë që është i regjistruar në bankë dhe ka një llogari në Credins Online tani mund të aplikojë nga Credins Online në bazë të disa rregullave, mund ti hapet llogaria edhe pa u paraqitur fizikisht në bankë.

- Klienti mund të aplikojë për Credins Online me akses të plotë në llogaritë e tij, dhe kjo është në kuadër të atyre masave që banka ka marrë sa më shumë të jetë e mundur paraqitjen fizikisht të klientëve në sportelet e bankës, për të respektuar distancimin social”, u shpresh drejtoresha e departamentit të IT në Credins Bank.

Por cilët janë shërbimet që mund të marrin qytetarët nëpërmjet Credins Online? Drejtoresha e Departamentit te IT-së shpjegon në Report TV se qytetarët mund të paguajnë të gjitha faturat si dhe në Credins online mund të kryhen të gjitha veprimet me cash. Ndërkohë në vijim të vendimit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë çdo transfertë në monedhën vendase drejt çdo banke lokale dhe që kryhet nëpërmjet aplikacionit Credins Online, do jetë pa asnjë komision përgjatë periudhës së pandemisë.

“Në Credins Online mund të kryhen e para pagesat e faturave, në mënyrën më komode të mundshme mund të paguajnë të gjitha faturat utilitare si faturat e dritave apo të ujit, të celularit, mund të paguajnë tatimet që mendoj se i ndihmon të gjithë bizneset, mund të paguajnë doganat, mund të paguajnë gjobën e automjetit, mund të shlyejnë detyrimet për kundrejt të tretëve, janë hequr të gjitha komisionet për transferua në lekë brenda vendit si në shumë të vogla ashtu edhe të mëdha mbi 2.5 milionë lekë. Komisioni në Credins Online është zero”, tha Dhjaku.

Po ashtu Dhjaku shprehet optimiste për ecurinë dhe përdorimin e aplikacionit, pasi sipas saj numri i Klientëve që përdorin Credins Online është rritur.

"Pra nëse më parë ishim ne që afroheshim tek klienti që këmbëngulnim që ejani përdorni Credins Online, tani pikërisht po ndodh e kundërta që ka shumë klientë që marrin iniciativën dhe na shkruajnë se si mund ta përdorin Credins Online", sqaroi ajo.

Nga ana tjetër qytetarët për çdo paqartësi gjatë përdorimit të aplikacionit mund të kontaktojnë me Bankën, ndërsa theksohet se klientët nuk do t’ju kanoset asnjë rrezik dhe gjithçka do të jetë transparente.  

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel