Përplasja mes Këshillit Bashkiak dhe kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli vijon. Së fundmi Këshilli Bashkiak i Vlorës ka vendosur që mbledhja e radhës të bëhet më 30 qershor në mjediset e teatrit Petro Marko. Por tjetër mendim ka Dritan Leli. Ai ka propozuar që mbledhja për rendin e ditës, të mbahet më 29 qershor në aplikacionin Zoom.
“Pas anulimit të pajustifikuar të mbledhjes së sotshme nga anëtarët e Këshillit Bashkiak, në emër të qytetarëve të Vlorës, e ndiej për detyrë të thërras mbledhjen e muajit në datën 29 qershor për të miratuar projektvendimet dhe ndihmat që banorët presin prej Bashkisë Vlorë dhe vazhdimësinë e projekteve të tjera”, shkruan Leli.
Lajmi kryesor:
U anulua mbledhja e Këshillit Bashkiak Vlorë, Dritan Leli-këshilltarëve: Për kusuret e mia po dëmtohet qyteti! Këtë herë përplasje edhe për datën jo vetëm për vendin
