Fshati Grapsh në bashline e Devollit ndodhet shumë pranë kufirit me shtetin grek. Mëngjesin 25 janarit banorë të zonës në përroin e fshatit kanë konstatuar një trup pa shenja jete që dyshohet se i përket një emigranti të paligjshëm.
Viktima mendohet se ka kaluar kufirin ilegalisht ashtu sikundër pjesa më e madhe e emigrantëve nga vendet ne konflikt pasi largohen nga kampet greke kalojnë ilegalisht kufirin dhe përdorin me pas Shqipërinë si vend tranzit për të kaluar në një nga vendet e BE.
Kryetari i fshatit Dhimitër Rado dhe banorë te zonës tregojnë sesi e gjeten trupin e pajete ndërsa shtojnë se prej tri ditësh emigranti i paligjshëm ishte shpallur ne kërkim nga Policia Kufitare pas sinjalizimit qe kishin marre nga grupi me te cilin viktima kishte udhëtuar.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
"Nuk kishte ujë të pijshëm dhe shkuam për ta kontrolluar rrjetin. Ai kish qenë me njërëz të tjerë. Kish pasur probleme nga këmbët dhe i sëmurë dhe e kishin lënë. Ai ishte në përrua. Ne nuk bëmë asnjë lloj veprimi dhe në momentin që e pamë morëm policinë. Ka shumë në këto anë. Edhe prishin punë, edhe koshere bletësh na kanë dëmtuar. Por ka edhe hallexhinj që ne i ndihmojmë", thotë njëri prej tyre banorët.
"Ka raste që vijnë në darkë dhe flenë këtu", tha tjetri.
"Erdhën 4-5 makina, e morën dhe e futën në arkivol. Emigrantë të paligjshëm kalojnë përditë. Pardje kaluan 11. Policia vjen kur i njoftojmë. Ata përditë kalojnë. 25 kuverta kishin marrë, hapin derën, shkallmojnë", deklaron një tjetër.
Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë gjetur vdekjen për shkaqe aksidentale. Trupi i pajetë ndodhet në morgun e spitalit , nga ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
K.T./b.ha./Shqiptarja.comKomente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)