Ministri i drejtësisë: SPAK të rrisë numrin e hetimeve kryesisht! KLGJ punë të lavdërueshme për hartën e re gjyqësore

Ministri i drejtësisë: SPAK të rrisë numrin e hetimeve kryesisht! KLGJ punë të lavdërueshme për hartën e re gjyqësore

Alfred Blla nga KLP, Arben Kraja nga SPAK dhe Naureda Llagami nga KLGJ

TIRANË- Në përfundim të raportimeve të institucioneve të reja të drejtësisë, ministri Ulsi Manja ka dhënë udhëzimet për secilin organ., Nga ‘Foltorja’ e Kuvendit, Manja ripërsëriti thirrjen e tij që SPAK duhet të ketë një numër më të lartë të hetimeve të nisura kryesish. Kësaj here nuk foli me emra siç ka bërë me parë ku kërkonte nisjen e hetimeve për Sali Berishën e shpallur ‘Non Grata’, por në një formë të përgjithshme, ku tha se e inkurajojnë që ky numër i hetimeve të rritet krahasuar me atë që ka qenë një vit më parë. Duke u ndalur te puna e SPAK, Manja shtoi se po punohet që SPAK të ketë akses në të gjithë databazat shtetërore.  

KLP të fillojë me vlerësimin e prokurorëve pavarësisht vettingut. Lidhur me SPAK rritja e numrit të procedimeve të iniciuara kryesish kanë qenë 18 të tilla, por që inkurajojmë që ky numër të rritet, prioritet plotësimi i BKH. Përmirësimi i aksesit të SPAK në databaza shtetërore, një datacentre të re, është koha që SPAK të ketë akses në të gjitha databaza shtetërore”, tha Manja.

Më pas në fjalën e tij, ministri u ndal edhe te puna e KLGJ dhe hartimi i hartës së re gjyqësore, ku tha se ky institucion ka bërë një punë të lavdërueshme. Pa komentuar protestën që zhvilluan sot avokatët para KLGJ, Manja tha se ishte i vetëdijshëm që jo të gjithë do të mbeten të kënaqur, por shtoi se kjo hartë është mekanizimi i duhur për funksionimin e sistemit gjyqësor.

“KLGJ, ndryshe nga KLP, ka jo vetëm menaxhimin e karrierës së gjyqtarëve, por edhe administrimit të sistemit gjyqësor dhe ne dje patëm një diskutim të gjatë, si një punë e lavdërueshme nga KLGJ, jo të gjitha palët do kënaqen, por është mekanizimi i duhur për funksionimin e sistemit gjyqësor, dhe do i japë zgjidhje shumë problematike, Sfidë është plotësimi i vakancave, edhe KLGJ, inkurajohet dhe rekomandohet me vlerësimin e gjyqtarëve sepse duket sikur ky proces i është lenë vetëm vetting, por është detyrë e tyre me vlerësimin etiko profesional i gjyqtarëve për KLGJ mbetet detyrë parësore finalizimi i sa më parë i sistemit të integruar të menaxhimit të çështjeve në gjykata”, deklaroi Manja.

Në fund, ai tha se mbështetja e qeverisë për institucionet e reja të drejtësisë do të jetë e vazhdueshme.

“Ministria e Drejtësisë me reformën e re ka vetëm politikat në sistemin e drejtësie dhe një monitorim e veprimtarisë së këtyre organeve gjithmonë në drejtim të mbështetjes së këtyre organeve në buxhet dhe logjistike që të jenë të pavarur, pa hyrë në vendimmarrjen e tyre, kemi një bashkëpunim korrekt dhe ligjor me të gjithë drejtuesit, jemi mundur që t’u përgjigjemi në kohë nevojave të këtyre organeve edhe pse e dini që Shqipëria për shkak të tërmetit dhe pandemisë dhe situatës ku jemi ne ia kemi bërë të qartë që mbështetja e qeverisë për reformën në drejtësi nuk do të cenohet në asnjë rast, edhe pse nevojat buxhetore janë në rritje dhe që harta do realizojmë shumë shpejt, do ketë ndryshime financiare”, përfundoi ministri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:44
Gjiknuri apel drejtësisë: Jini të pavarur, godisni edhe në radhët e opozitës

 

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri u bëri thirrje organeve të drejtësisë të godasin edhe në radhët e opozitës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Gjiknuri theksoi se janë krime që i dinë të gjithë dhe sot mbeten pa ndëshkim duke kërkuar nga prokurorët të mos tremben para presioneve. Gjiknuri theksoi se shqiptarët kanë nevojë për drejtësi nga të gjitha anët.

“Kundërshtarët e vendosur ata që kanë qenë gjithmonë kundër reformës në drejtësi e kanë shprehur me vepra, po e shprehin dhe me fjalë. Ka një kategori që janë entuziastë të shqetësuar dhe të zhgënjyer të cilët menduan se mjafton të bësh një reform në drejtësi dhe gjithçka do të shkojë ashtu siç duhet.  Por reforma në drejtësi është një vendimmarrje e vështirë që kërkon angazhimin e të gjithëve.  Ka edhe një kategori tjetër që janë realistët stoikë dhe optimistë. Unë pretendoj ta gjej veten te të tretët.

Të parët kanë qenë kundërshtarë dhe dihej përse. Këtu në sallë përfaqësohen nga Saliu me të tijtë sepse donin drejtësinë  e asaj dite ku drejtori i madh i shtetit firmoste nga zyra teksa ishte në arrest shtëpie dhe drejtonte një nga institucionet më të rëndësishme. Kjo është drejtësia që duan.  Zyrtari tjetër i lartë i shtetit kapej me bllok në dorë dhe teksa e shihnim të gjithë me zë e me figurë ai dilte i pafajshëm. Zyrtari tjetër i shtetit, udhëheqës i madh politik, i shmangej drejtësisë me procedurë. Ky është lloji i drejtësisë që dëshiron kjo kategori. Kishin investuar fort për këtë drejtësi me njerëz që filloi nga viti 1992 me reformën e famshme të plepave për të kapur sistemin dhe mbrojtur veten e tyre. 

Nisur nga një instikt primitiv bizantin, por mbase efikas për shoqërinë tonë, duke investuar në njerëz për të mbrojtur interesat.  Kjo ndodhi me drejtësinë e Saliut dhe kjo diktoi dhe nevojën e reformës në drejtësi. Patjetër që drejtësia e re do të marrë vitet e saj. Në fakt, sistemi i vetingut goditi shumë njerëz. Kjo tregon dhe shkallën sesa keq ishte gjendja e gjyqtarëve dhe prokurorëve në atë sistem.  Problemi është sesi do ta bëjmë më mirë. Sa fillojnë e ndërmerren disa hapa, përfshirë edhe ribërjen e hartës gjyqësore e cila mund të ketë vend për t’u kritikuar, harrojmë që kemi me mijëra çështje të pazgjidhura. Harrojmë që gjëja më e rëndësishme është të dalë data e gjyqit. Shumë njerëz kanë mundësi të përfaqësohen me avokatë por problemi është që nuk zhvillohen seancat gjyqësore. Në fund të fundit kjo nuk është drejtësia perfekte derisa të plotësohet edhe me personelin e nevojshëm për shkak të reformës në drejtësi dhe procesin e vetingut. 
Kjo do të marrë kohën e saj. Por nga ana tjetër kjo është e vetmja zgjidhje e cila nuk është perfekte por është zgjidhja më e mirë e mundshme. 

Institucionet e drejtësisë duhet të fitojnë më shumë pavarësi, duhet të vetërregullohen. Nuk duhet të bien pre e presioneve të politikës. Nuk duhet të ndëshkojnë vetëm disa të ngratë dhe të shpëtojnë disa të fortë. Nuk duhet të presë thika vetëm nga njëra anë. Shqipëria në 2013-ën ishte në gjendje totale falimenti a thua nuk ndodhi asgjë. Fatkeqwsisht për shkak të investimit që ata njerëz atëherë kishin bërë në sistemin juridik fituan kohën e nevojshme për t’u amnistuar apo parashkruar veprat e tyre.
Shqiptarët kanë nevojë për drejtësi nga të gjitha anët. 

Unë them se atyre që u duket se kanë shpëtuar nga drejtësia nuk e kanë më të drejtën morale të flasin këtu kur shikojnë që drejtësia sot godet nga mazhoranca. Unë nuk jam i lumtur. Asnjë nuk është i lumtur kur sheh një koleg të tij, politikan apo zyrtar. Nga ana tjetër, që të vendosësh drejtësi nuk duhet që të godasësh vetëm nga njëra anë. Nuk e kam për kompensim politik këtë, por janë krime që i dinë të gjithë, janë vepra që kanë ndodhur në sy të të tjerëve, janë dëme që i janë bërë Shqipërisë. Nuk paska drejtësi për këta?! Ndonjëherë drejtësia këtu bën kompromisin e statistikave, kjo është vërteta. Njërwz me influencë kriminale dhe politike edhe të së shkuarës i shpëtojnë drejtësisë. 

Për këtë duhet të jemi vigjilentë si paralamentarë dhe pikërisht këtë i kërkojmë organeve të drejtësië. Të forcojnë fuqinë e tyre të jenë të pavarur, të mos hanë presionin e politikës, qoftë edhe të partive opozitare. Ju të opozitës keni format tuaja të presionit që i aplikoni përditë duke goditur drejtësinë duke e vënë atë në presion. Nuk bëhet presioni ndaj drejtësisë me gjyqe popullore, as me foltore partish politike. Drejtësia duhet mbështetur, drejtësia duhet lënë të bëjë punën e saj. Prandaj ka një shumicë shqiptarësh që shikojnë dhe besojnë se kanë një qeveri që nuk e pengon drejtësinë edhe me kosto të sajën. Kjo është për tu vlerësuar.  

Ne kemi nevojë që të ndëshkohet kushdo që ka shkelur ligjin pavarësisht nga vjen, por mbi të gjitha që krimet të mos harrohen. Pa i shkuar të shkuarës deri në fund ne nuk do të kemi të ardhme. Vetëm kështu vendoset paqja sociale. Shqipëria është në rrugën e mbarë, ka një shumicë që është realiste, stoike dhe e sigurtë në të ardhmen e saj”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri.

Ora 16:18
Deputetja Zhupa kërkon ndryshim në hartën e re gjyqësore: Gjykata Administrative e Shkallës së Parë të jetë në Vlorë, jo në Lushnje

 

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka kërkuar që të bëhet një ndryshim në hartën e re gjyqësore. Nga foltorja e Kuvendit, kërkoi që Gjykata Administrative e Shkallës së Parë të ketë seli qytetin e Vlorës jo të Lushnjes pasi të gjitha rrethet (Berat, Fier, Gjirokastër, Sarandë dhe Vlorë) do ta kenë më afër. 

"Lushnja është skaji më verior i rajonit të krijuar nga harta gjyqësore. A nuk do të ishte më normale të ishte në qendër të këtij rrethi dhe i bie të jetë Vlora. Vlora ka të njëjtën largësi distance nga të gjitha pikat e rrethit. Duke zgjedhur skajin më verior, Lushnjen, imagjinoni Konispolin e Përmetin që shkojnë në Lushnje. Nuk e di nëse do të mund të bëjnë ndryshim por Vlora ka mundësitë për të qenë Gjykatë Administrative e Shkallës së Parë, ka edhe godinën me standardet europiane", tha Zhupa.

Ora 15:35
Harta e re gjyqësore, Korreshi: Gjykatat e rretheve po eliminohen vetëm se gjyqtarët duan të vijnë me shtëpi në Tiranë

 

Deputeti i PD, Saimir Korreshi foli për bojkotin e avokatëve për shkak të hartës së re gjyqësore dhe kolapsit në sistemin gjyqësor. Pas kritikave për hartën e re gjyqësore, Korreshi tha se qytetarët nuk po marrin shërbim. Sipas deputetit demokrat, harta bëhet vetëm që t;i shërbejë gjyqtarëve që duan të banojnë në Tiranë dhe kanë zgjedhur si mënyrë eliminimin e gjykatave të rretheve.

“Parlamenti është bërë si han pa porta. Sot avokatët janë në protestë. Për këtë reformë në drejtësi për mënyrën si po e konceptoni këtë reformë. Sot kanë qenë në dyert e KLGJ të gjithë avokatët. Njerëzit nuk po marrin shërbim, janë bojkotuar të gjitha seancat. Ju nuk i dëgjoni. Vini këtu dhe i ndani fletë lavdërimi. Ku janë këto fletët? Si mund të jepet në këtë lloj forme. Sepse ju futët një drejtësi me gogla.

Kjo reformë dështoi që në hapat e parë dhe e tillë do të përfundojë. Ju kuptuat sesi mund ta çoni këtë sistem në kolaps sepse i interesonte kryeministrit. Prej vitesh Gjykata Kushtetuese nuk ishte funksionale. Ai sistem drejtësie që ju e bëtë çorap në këto 6 vite po mundoheni ta qepni. Nuk mund të konceptohet vetëm një gjykatë apeli kur ju ju plasi bomba te gjykata e apelit administrativ. Ju po eliminoni gjykatat e rretheve, është qesharake. Sistemi është në kolaps. Ju po e ktheni shërbim ndaj gjyqtarëve sepse të gjithë duan të vijnë me shtëpi në Tiranë. Mund të kthehet një sistem drejtësie me shtëpi në Tiranë. Po ne qytete e vogla nuk meritojmë një sistem në drejtësi”, tha Korreshi.

Ora 13:00
Llagami: Me hartën e re gjyqësore qytetarët do të kenë akses të barabartë kudo që ndodhen

 

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami ka raportuar sot në Kuvend mbi veprimtarinë vjetore të institucionit që ajo drejton. Ndër të tjera, Llagani u ndal te harta e re gjyqësore që ka sjellë kaos në sistem, pasi avokatët kanë bojkotuar seancat gjyqësore duke dalë edhe sot në protestë kundër saj. 

Sipas Llaganit me miratimin e kësaj harte të re synohet që qytetarët të kenë akses të barabartë në të gjithë vendin, kudo që ndodhen.

KLGJ në bashkëpunim me ministrinë e Drejtësia përfundoi ciklin e konsultimeve e për hartën e re. U kryen konsultime me 6 grupe të interesit dhe dy takime me përfaqësues të shoqërisë civile dhe biznesit. Opinioneve iu nënshtruan një procesi vlerësimesh. Në datë 10 qershor KLGJ miratoi grupin e punës për riorganizmin e gjykatave. Nga 22 gjykata në 13. Nga 6 gjykata apeli në një me seli në Tiranë. Nga 6 gjykata administrative në dy, me seli në Lushnje dhe Tiranë. Me miratimin e hartës së re synohet që t’u ofrohet qytetarëve kudo që ndodhen akses i barabartë”, deklaroi Llagani. 

Ora 12:52
Kraja bën ‘bilancin’ e SPAK në Kuvend: Për një vit kemi sekuestruar 70 milionë euro pasuri

 

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka raportuar sot në Kuvend për punën e Prokurorisë së Posaçme për vitin 2021. Ai tha se gjatë viti që lamë pas, janë regjistruar 15 procedime penale dhe janë hetuar 25 persona, ku kanë përfunduar dhe kanë shkuar në gjykatë 3 procedime për 7 të pandehur.

Kraja tha se janë dënuar 13 persona dhe janë sekuestruar 70 milionë euro pasuri e luajtshme dhe e paluajtshme.

“Prioritet i rëndësishëm i Prokurorisë së Posaçme ka qenë rritja e bashkëpuinimit me agjencitë e huaja, janë mbajtur kontakte të vazhdueshme me agjencitë amerikane, italiane, gjermane dhe blege. Në prokurorin ë e Posaçme kanë ushtruar fiunksionin 15 prokurorë dhe 13 oficerë të ish-prokurorisë së Krimeve të rënda. Në shtator të vitit 2021 kanë filluar funksionin 28 oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Gjatë vitit 2021 janë regjistruar 15 procedime penale, ku përfshihet dhe hetimi i pastrimit të veprës penale, janë hetuar 25 persona, kanë përfunduar dhe dërguar për gjyjkim 3 procedime penale me 7 të pandehur, janë dënuar 13 persona si dhe janë sekuestruar pasuri të luiajtshme dhe të paluajtshme me vlerë 70 milionë euro. Gjatë vitit 2021 janë verifikuar 316 materiale pasurore si dhe janë paraqitur dhe miratuar nga gjykata 14 kërkesa për sekuestrim pasurish si dhe janë paraqitur 4 kërkesa për konfiskim pasurish. Në zbatim të aktit normative për të quajturën OFL, Prokuroria e Posaçme gjatë vitit 2021 ka paraqitur në gjykatë 25 kërkesa për sekuestrim pasurie dhe 75 kërkesa për konfiskim pasurie”, tha Kraja.

B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E i: 15/07/2022 02:48

    Flm Beno per 70 mil euro ne letra. Por ka mundesi te kthesh mbrapsh 200 mil euro qe Rama bashke me organizaten e tij kriminale zhvaten me ligje dhe kontrata publike dje tani duan ti legalizojne? Dhe se dyti, te hetosj nga Tatimet dhe deri Bankat qe pasi kryen krimin e rende, e mbuluan me gje te gjykuar te rreme? Atehere do gjeje dhe zbatim "porosia" e sotme nga Kuvendi qe ti biesh kokes zyrtareve te larte te korruptuar. Madje nise nga Presidenti i pari dhe pastaj futi nje zeke te mire Kryedallkaukut me gjithe pykat hajdut e qe e rrethojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare