NEË YORK- Në ditën e tij të ditëlindjes, aktori shqiptar Florind Belliu, siç raportohet në media, ka gjetur vdekjen në Neë York. Media amerikane Neë York Post bën me dije se 35-vjeçari është hedhur nga ballkoni i katit të gjatë në pallatin ku jetonte, së bashku me bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, rreth orës 09:15, ku trupat e dy të rinjve u gjetën të vdekur nga polica vendase.

Aktori Florind Belliu dhe bashkëshortja e Ornela Belliu prej disa vitesh jetonin në shtetet e bashkuara të Amerikës. Në Shqipëri, Belliu ka qenë aktor, ndërsa përmes kërkimeve në internet rezulton se në Neë York ka punuar në një agjenci të shitjes së pasurive të patundshme.Çifti kishte dy fëmijë, 6 dhe 2 vjeç, ndërsa ende nuk dihen rrethanat se për cilat ishin arsyet që e shtynë çiftin të ndërmarrin një akt të tillë. Megjithatë ka dyshime për disa pista, si për shembull vetvrasje e dyfishtë, vrasje dhe vetëvrasje. Për këto autoritetit po hetojnë. Fqinjët e tyre dyshojnë se çifti shqiptar kanë debatuar para se të vdisnin. Disa media raportojnë që Ornela ishte shtatzënë, por një detaj i tillë nuk është konfirmuar ende.

“Dikush më tha se kishte të bërtitura. Pashë një çantë te shkallët e emergjencës, ndoshta ajo po përpiqej të largohej”,  deklaroi  Steve Iurilli, 63 vjeç.

Burri “mund të ketë pasur një problem të shëndetit mendor” që nxiti incidentin, tha një burim policor për The Post.

“Dëgjova disa zhurma, pastaj pashë jashtë dhe vura re dy trupa,” tha një banor i habitur i ndërtesës Cruger Avenue, i cili nuk pranoi të jepte emrin e tij. “Mund të thuash se kanë vdekur. Unë u trondita. Kishte shumë gjak.”

Një prej fqinjëve shprehet se çiftin e ka parë gjithmonë bashkë dhe nuk kishte vënë asnjëherë re diçka që nuk shkonte. Por, shprehet se shpesh aktorin e shihte të zemëruar, ndërsa bashkëshortja e tij ishte e qetë.

“Mendova se mbase po ziheshin lart dhe ndoshta djali që po pastronte plehrat thirri policinë, pas pesë minutash erdhi policia”, tha Perkaj, duke shtuar se çifti ishte “shqiptar si ne. I kam parë gjithmonë duke blerë gjëra për shtëpinë, si çdo ditë së bashku, me dy fëmijë së bashku, nuk e kuptuam se kishte diçka që nuk shkonte.”

“Sot kishte ditëlindjen, më tha nëna e tij. Ai sapo foli me mamanë e tij në mëngjes”, tha Perkaj, duke shtuar se ishte ankuar se nuk mund të hapte dritaret e banesës së tij.

Një punonjës ndërtimi, Harold Johnson tha se është takuar me çiftin rreth orës 22:30 të së premtes dhe e pyeti nëse gjithçka ishte në rregull. Johnson tregon se përpara se çifti të transferohej në pallat, aktori kishte kërkuar që të hiqte kangjellat e dritareve, por Johnson i kishte thënë se nuk mund ta bënte pasi kishte fëmijë të vegjël.

“Unë pashë që sytë e tij ishin vërtet të zmadhuar, sikur ishte i zemëruar, dhe nuk më është përgjigjur, ai vetëm tërhoqi gruan e tij dhe vazhdoi. Dhe kjo ishte ajo, "tha Johnson.

Florind Belliu, ka qenë aktor në vendin tonë, ku ka luajtur në disa role në teatër.

Pallati nga i cili është hedhur aktori Florind Belliu

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:58
‘Më kanë ngritur kurth, jam i vetëm, kam vetëm Allahun’, mesazhi i dyshimtë që Florind Belliu shkroi para se të vetëhidhej në Nju Jork

Një status i bërë nga Florind Belliu lë dyshime mbi motivet e vetëvrasjes ose vrasjes së tij së bashku me gruan. Ai ka shkruar një mesazh për 2 çunat e tij, ku thotë se i kanë ngritur një kurth dhe se të gjithë i ka kundër. Ai thotë se nuk po gjen as gazetar për ta bërë publike e as një avokat për ta mbrojtur, por pa e specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.

Do kisha shumë dëshirë të vazhdoja të bëja meme, por nuk mundëm më! Po e shkruaj këtë përpara se të më detyrojnë të them gjëra që nuk janë dhe nuk i kam bërë. Më është bërë një kurth shumë i madh dhe i shtrirë në kohë shumë të gjatë.

Janë përfshirë shumë njerëz prandaj nuk ia vlen të përmend emra. Për dy çunat e mi Schëibe dhe Raya. Kurrë në jetën time nuk kam shkelur asnjë ligj. As kam bërë ndonjë shkelje. Kam menduar se të flasësh dhe të thuash çfarë të duash është e drejta hyjnore. Përpara se të më detyrojnë me forma nga më të ndryshmet. Babi ju do shumë.

Mi kanë kthyer të gjithë kundër. Me forma nga më të ndryshmet, secilin me arsyet e veta. Jam vetëm, vetëm fare nuk kam as njeri. Nuk kam si e nxjerr të vërtetën. Jam i pafuqishëm. Nuk gjej as avokat dhe as gazetar ta bëj publike. Më vjen keq. Kam vetëm Allahun. Ai më mjafton”, ka shkruar ai.

 

Ora 19:53
Motra e ulur në gjunjë, e ëma pas murit duke qarë...dalin video pak momenti pasi aktori shqiptar u vetëhodh nga pallati në Nju Jork bashkë me gruan

Një video e publikuar nga Nju Jork Post tregon pak minuta pas tragjedisë, ku nëna dhe e motra e Florind Belliu mezi mbajnë veten pas lajmit të trishtë se i riu së bashkë me bashkëshorten e tij janë vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit. E motra e viktimës shfaqe e ulur në gjunjë, teksa e ëma e mbështetur pas murit duke komunikuar edhe me efektivët e policisë së zonë.

Ora 13:07
“Çifti u përlesh para hedhjes nga kati i gjashtë”, pistat e hetimit për vdekjen e aktorit Florind Belliu dhe bashkëshortes

Aktori Florind Belliu, bashkëshortja Ornela dhe dy fëmijët e çiftit

Hetuesit në New York dyshojnë se aktori shqiptar Florind Belliu i cili u gjet i vdekur së bashku me të shoqen Ornela poshtë banesës, ka shtyrë fillimit të shoqen, e më pas është hedhur edhe vetë.

E ndërsa deri më tani mendohej se 35-vjeçari dhe 28-vjeçarja janë hedhur bashkë, për shkak të një “pakti” vetëvrasjeje, tashmë pistat e dyshimit janë zgjeruar. Trupat e çiftit u gjetën në oborrin e pasmë të banesës ku jetonin, mëngjesin e së shtunës, shkruan New York Post.

Fqinjët e tyre dyshojnë se çifti shqiptar kanë debatuar para se të vdisnin.

“Dikush më tha se kishte të bërtitura. Pashë një çantë te shkallët e emergjencës, ndoshta ajo po përpiqej të largohej”,  deklaroi  Steve Iurilli, 63 vjeç.

Fqinjët thanë se çifti jetonte atje me djemtë e tyre të mitur, të cilët kanë qenë brenda në banesë kur ka ndodhur ngjarja.

“Ata ishin fëmijë shumë të mirë, dy djem të vegjël. Po luanin me qenushin tim dy ditë më parë. Edhe prindërit ishin vërtet të mirë. Gruaja ishte super e këndshme. Burii ishte pak i rezervuar, por një familje e bukur.” tha fqinji Giovanni Resto për Daily News.

Policia po heton të gjitha pistat e mundshme. Një burim policor tha për mediat amerikane se Belliu mund të ketë pasur probleme të shëndetit mendor, të cilat mund të kenë shkaktuar incidentin që qe fatal për të dhe gruan e tij.

Ora 10:44
“Çfarë t’i themi nënës kur të na shohë rrugës, që nuk të mbrojtëm dot?, mesazhet prekëse të miqve të aktorit që u hodh nga kati i gjashtë i banesës

Vdekja e aktori Florind Belliu i cili u hodh bashkë me bashkëshorten nga kati i gjashtë i banesës në New York, ka sjellë një mori komentesh në rrjetet sociale nga miqtë dhe familjarët e tyre.

Të tronditur nga ngjarja, të afërmit shprehin keqardhjen për çiftin që vdiq e la pas 2 fëmijë të mitur.

Disa nga reagimet:

“Pse mor vëlla, pse mor Florind Belliu zgjodhe këtë rrugë?  Ç’të mungonte kur të gjithëve na kishe në krahë dhe të mbështesnim? Ç’të shtyu o vëlla të ndërmerrje një rruge pa një fillim e mbarim? Çfarë t’i themi nënës kur të na shohë rrugës, që nuk të mbrojtëm dot? Pse nuk mendove pak për familjen, për nënën dhe motrat? Të gjithë i dinim aftësitë e tua dhe vlerat që kishe, por kurrë këtë mënxyrë! Na pikëllove sa s’ka shpjegim! Allahu ë mëshiroftë!”

“Kur u nis avioni me mua. Përpara atij avioni u nis një avion tjetër me ëndrrën time… Duke ardhur ëndrra ime para meje…”

“Pse more Florind ja bëre vetes tënde mamit dhe motrave që aq shumë i doje pse pikërisht sot në ditën e lindjes tënde ..pse ja bërë fëmijëve këtë? Portalet dhe njerëzit shkruajnë për ty fjalë që ti nuk i meriton sepse ti vuaje për humbjen babit tënd dhe gjyshes që për ty ishin të shenjtë …kemi mbetur pa fjalë na ke shokuar të gjithë ne që ty të njihnim se çfarë djalë flori ishe sikur emri që gjyshja të vuri ..SOT ditëlindjen vendose ta bëje me babin dhe gjyshërit e tu. U prefsh ne paqe Florind Belliu.”