8 Marsi, gruaja e ‘hekurt’ e Evropës paralajmëron: Pandemia e COVID-19 po kërcënon barazinë gjinore në të gjithë sferat e jetës
Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel
GJERMANI- Dy ditë para ditës së gruas, gruaja e “hekurt” e Evropës kancelarja Angela Merkel ka paralajmëruar se pandemia e COVID-19 po kërcënon barazinë gjinore në të gjithë sferat e jetës.
“Ne duhet të sigurohemi që pandemia nuk po na rikthen në stereotipet e vjetra gjinore që menduam se i kishim kapërcyer.”, tha kancelarja.
Ajo theksoi se çështjet e punës dhe kujdesit ndaj fëmijëve edhe për shkak të mësimdhënies online, gjatë pandemisë ka rënë më tepër mbi shpatullat e grave.
Kancelarja tha se qeveria federale po punonte për krijimin dhe zgjerimin e ambienteve të kujdesit për fëmijët, veçanërisht e moshës parashkollore, në mënyrë që t’u lehtësonte grave punën.
Merkel ka shprehur edhe shqetësimin e saj lidhur me pagat e pabarabarta mes burrave dhe grave, duke argumentuar se meqenëse ata luajnë role po aq të rëndësishme duhet të fitojnë të njëjtën shumë.
"Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për barazi në të gjitha fushat e shoqërisë!”
Gjermania ka një nga boshllëqet më të mëdha të pagave mes gjinive në Evropë, me gratë që fitojnë mesatarisht 19% më pak se burrat në 2019.
Kjo ka të bëjë kryesisht edhe me faktin se ato punojnë me kohë të pjesshme për shkak të detyrimeve në shtëpi.
Në një raport të publikuar nga BE, zbuloi se pandemia koronavirusit ka përkeqësuar pabarazinë ekzistuese midis grave dhe burrave në pothuajse të gjitha fushat e jetës.
Sot është dita ndërkombëtare e gruas! Gjithçka nisi më 1857, ku në një fabrikë në New York të SHBA-së, gratë vendosën të protestonin kundër kushteve çnjerëzore në të cilat punonin. Kjo ishte shkëndija e parë, që gratë në të gjithë botën gradualisht, të kërkonin dhe të luftonin për të drejtat e tyre që ne sot i gëzojmë!
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4397
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjermani/ Sulmi terrorist nga mjeku në Magdeburg: Autori kishte lënë një testament në makinën e tij, zbulohet përmbajtja
24 Dhjetor, 21:39
-
Enver Robelli: Urrejtësi i myslimanëve goditi me metoda të fanatikëve islamistë
24 Dhjetor, 09:35
-
Gjermani/ Pas ngjarjes në Magdeburg: Sulme ndaj migrantëve
24 Dhjetor, 08:44
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32
-
Pas masakrës së Magdeburgut/ Blindohet Greqia, masa të shtuara të sigurisë për 15 ditët e ardhshme
23 Dhjetor, 08:23
-
VIDEO/ Dëmtim i tmerrshëm në basketboll! Nëntë tifozëve u ra të fikët, njëri pësoi atak në zemër
22 Dhjetor, 17:45
-
Sulmi në Gjermani, ekstremistët kërkojnë dëbimin e refugjatëve
22 Dhjetor, 13:28
-
I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për vrasje
22 Dhjetor, 13:10
-
Rreziku nga ‘ujku i vetmuar’! Italia përforcon masat e sigurisë pas sulmit në Magdeburg
21 Dhjetor, 21:48
-
Sulmi në Gjermani/ 5 të vdekur, mes tyre një 9-vjeçar, 205 të plagosur, 41 në gjendje të rëndë! Scholz viziton tregun e Krishtlindjeve (VIDEO)
21 Dhjetor, 08:12
-
Gjermani/ Tragjedi në Magdeburg, makina përplas turmën në Tregun e Krishtlindjeve, 2 të vdekur e 68 të plagosur! Kapet autori! S'ka shqiptarë të lënduar (VIDEO)
20 Dhjetor, 20:49
-
Zgjedhjet në Gjermani/ Elon Musk shpreh hapur mbështetjen për AfD-në, partinë e ekstremit të djathtë
20 Dhjetor, 16:49