Marc Anthony do të bëhet baba për herë të tetë!
Këngëtari dhe bashkëshortja e tij 26-vjeçare Nadia Ferreira, po presin fëmijën e tyre të dytë së bashku. Ata e ndanë lajmin në një postim të përbashkët në Instagram.
Çifti e dha njoftimin në një ditë të veçantë, në 3-vjetorin e martesës.
“Gëzuar përvjetorin e 3-të! Çfarë dhurate të madhe na jep jeta! Zoti është i madh! Marquito do të bëhet vëlla i madh,” shkruhet krah fotos ku duket barku i rrumbullakosur i Nadias dhe duart e tyre mbi të.
Përveç Marco, 57-vjeçari është baba i shtatë fëmijëve të tjerë. Ai ka vajzën Arianna, 31 vjeçe, dhe djalin Chase, 28 vjeç, me ish-të dashurën Debbie Rosado; djemtë Cristian, 25 vjeç, dhe Ryan, 22 vjeç, me ish-bashkëshorten Dayanara Torres; si dhe binjakët Emme dhe Maximilian, 17 vjeç, me ish-gruan Jennifer Lopez.
Anthony dhe Ferreira u kthyen në kryefjalën e lajmeve rozë pasi u panë bashkë në Mexico City në vitin 2022.
Ata e konfirmuan lidhjen e tyre përmes Instagramit me një selfie të bërë në një avion në mars të atij viti. “Zoti jua shumëfishoftë gjithçka që na uroni”, shkruan ata.
Tre muaj më vonë, çifti konfirmoi fejesën gjatë një feste kurse më 28 janar 2023 u martuan në një ceremoni madhështore në Miami.
Komente



