Në ditët në vijim nënshkruhet marrëveshja, Gjermania njeh patentat e shqiptarëve, zv.ministri gjerman i Transportit vizitë 2-ditore në Tiranë

Në ditët në vijim nënshkruhet marrëveshja, Gjermania njeh patentat e shqiptarëve, zv.ministri gjerman i Transportit vizitë 2-ditore në Tiranë

Foto ilustruese

Zëvendës ministri i Transportit të Infrastrukturës Digjitale në Gjermani, Oliver Luksic do të vizitojë Tiranën më 11 dhe 12 prill, ku pritet të nënshkruajë marrëveshjen për njohjen reciproke të patentave.

Lajmin e ka bërë me dije Ambasada Gjermane në Tiranë, ku në njoftim u sqarua edhe se përmbajtja e marrëveshjes do të bëhet publike së shpejti.

“Z. Oliver Luksic, MdB, Sekretar Parlamentar i Shtetit (Zëvendësministër) në Ministrinë Federale të Transportit dhe Infrastrukturës Digjitale, do të vizitojë Tiranën në datat 11 dhe 12 Prill. Krahas bisedave për temat e lëvizshmërisë së qëndrueshme dhe tranzicionit energjetik në sektorin e transportit, në qendër të vizitës së tij është edhe nënshkrimi i një marrëveshjeje për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit së bashku me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku. Informacione të mëtejshme mbi përmbajtjen e marrëveshjes do publikohen së shpejti.”, shkruan ambasada.

Jo më larg se 1 muaj më parë kryeministri Edi Rama bëri me dije se çdo shqiptar do të ketë mundësi të lëvizë në Gjermani me patentën shqiptare. Kjo pasi shteti gjerman vendosi që të njohë lejen e drejtimit shqiptare.

Lista e shteteve që njohin patentat shqiptare:

Belgjika: Shtetasit shqiptarë në Belgjikë, për një periudhë më pak se 3 muaj, mund të përdorin lejen shqiptare për drejtim automjeti. Në rast qëndrimi më gjatë në Belgjikë se periudha në fjalë, atëherë shtetasit shqiptarë duhet të bëjnë konvertimin e lejes së drejtimit shqiptare në leje drejtimi belge, sipas procedurave që ndiqen në komunat përkatëse.

Kroacia: Shtetasit shqiptarë në Kroaci mund të bëjnë njehsimin e lejeve të drejtimit bazuar në marrëveshjen dypalëshe që nga viti 2015 e tutje.

Maqedonia e Veriut: Shtetasit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut mund të bëjnë njehsimin e lejeve të drejtimit bazuar në marrëveshjen dypalëshe që nga viti 2013 e tutje.

Serbia: Shtetasit shqiptarë në Serbi mund të bëjnë njehsimin e lejeve të drejtimit bazuar në marrëveshjen dypalëshe që nga viti 2015 e tutje.

Mali i Zi: Shtetasit shqiptarë në Mal të Zi mund të bëjnë njehsimin e lejeve të drejtimit bazuar në marrëveshjen dypalëshe që nga viti 2015 e tutje.

Kosovë: Shtetasit shqiptarë në Kosovë mund të bëjnë njehsimin e lejeve të drejtimit bazuar në marrëveshjen dypalëshe që nga viti 2012 e tutje. Pas përfundimit të afatit, marrëveshja është rinovuar dhe ka hyrë fuqi në maj 2019.

Itali: Prej 12 korrikut në Itali njihen patentat shqiptare dhe e njëjta gjë do të ndodh edhe këtu me patentat italiane, vendim ky që i përfshin të gjitha lejet e drejtimit.

Së fundmi Gjermania.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës