Hetimi ndaj Veliajt/ Kryebashkiaku i Tiranës reagon nga paraburgimi: Paçavure e kurdisur me zell nga Ols Dado! Më quan të dënuar pa u bërë gjyqi

Hetimi ndaj Veliajt/ Kryebashkiaku i Tiranës reagon nga paraburgimi: Paçavure e kurdisur me zell nga Ols Dado! Më quan të dënuar pa u bërë gjyqi

Erion Veliaj duke u shoqëruar nga agjentët e BKH-së, 10 shkurt 2025

TIRANE- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia lidhur me arrestimin e tij 3 ditë më parë me urdhër të prokurorit të SPAK, Ols Dado. Përmes një postimi në rrjetet sociale Veliaj e cilëson dosjen e prokurorit Olsi Dado një “paçavure e kurdisur”, që hedh dyshime të forta mbi hetimin.

'Paçavure e hartuar me zell të madh nga prokurori Ols Dado" shkruan Veliaj në postimin e tij në facebook

Veliaj i referohet asaj që është shkruhet e zezë mbi të bardhë, që në faqen e parë të dojes se ai rezulton i dënuar kur në fakt kryetari i bashkisë së Tiranës nuk ka qenë asnjëherë i dënuar.

Postimin e ka quajtur 'Kurdisja e një paçavureje 1' duke nënkuptuar se në ditët në vijim do të vijojë të bëjë denoncimet për këtë hetim që e quan të kurdisur.

Edhe dje Veliaj akuzoi Dadon në seancën e djeshme gjyqësore se hetimet ndaj tij i kishte nisur qëllimisht pasi nuk i kishte dhënë një leje ndërtimi. 

Prej ditës së djeshme kur dhe u la në fuqi masa e sigurisë 'arrest në burg' Veliaj u transferua në paraburgimin e Durrësit. Burime bëjmë me dije për gazetaren e Report Tv, Esiona Konomi se ai ndodhet vetëm në një prej qelive të paraburgimit të Durrësit.

Kurdisja e një paçavureje 1

Nuk mund të rri pa folur edhe për një skandal të rëndë që zbulova dje në sallën e gjyqit, e shkruajtur e zezë mbi të bardhë, që në faqen e parë të paçavures së hartuar me zell të madh nga prokurori Ols Dado.

U informova se në të gjitha gjirizet mediatike të PD-së na ishte publikuar se në dosjen time prokurori kishte shkruajtur: “Erion Veliaj është “i dënuar”, me shënimin “sipas Çertifikatës Elektronike të gjendjes gjyqësore Nr. 5488 Prot., datë 23.01.2025 të gjeneruar nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimeve, e cila gjendet në fashikullin 63”.”

Kur e mësova, ky detaj më tronditi edhe mua personalisht, ashtu siç mund të ketë tronditur jo pak njerez të tjerë sepse dëshmia ime e penalitetit është e pastër.

Dje në sallën e gjyqit, vetëm pasi unë deklarova që jam i padënuar dhe, si kryetar i Bashkisë së Tiranës, i zgjedhur me votë 3 herë radhazi nga qytetarët e mi, kam plotësuar formularin e dekriminalizimit, prokurori Ols Dado u detyrua ta verifikonte këtë me një telefonatë, (pasi siç duket, në mendjen e tij tashmë rezultoj një person i dënuar), dhe u përpoq ta kalonte këtë skandal, duke thënë se është thjesht një ‘lapsus’, që e paskan bërë shkruesit e dosjes time.

Pra, që në faqen e parë të akuzës të ngritur kundër meje na qenka bërë gabimisht një lapsus frojdjan kaq i rëndë, e njëkohësisht kaq qesharak, nga prokurori hartues i dosjes.

Po si mundet të bëhet një lapsus në një dosje hetimore? Si mund të luhet me jetë njerëzish duke e kaluar me fjalët “ishte lapsus”?

Ky ‘lapsus’, vetëm lapsus nuk është! Është një hije e madhe dyshimi mbi të gjithë atë që është gatuar kundër meje dhe bashkëshortes sime.

Tani është i qartë serioziteti me të cilin janë zhvilluar hetimet kundër familjes dhe personit tim: më e pakta, në dosjen time ka gabime trashanike, si kjo e faqes së parë, e të cilat do t’i publikoj një e nga një për publikun dhe qytetarët e Tiranës; por, rezervoj edhe dyshimet e mia mbi dëshirën e nxituar të prokurorit Ols Dado për të më shpallur fajtor ende pa nisur procesi i gjykimit. 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 14/02/2025 03:44

    PRANDAJ E PASKA CUAR VELIAJN NE DURRES,,,QE TI BEJE PRESION CYRBJA,,,,SPAKU TE NISE HETIMIN PER RAMEN ,,TA ARRESTOJE RAMEN,,,SEPSE AI ESHTE KOKA E KORRUPSIONIT,,KRIMIT,,DHE TRAFIKUT,,,KURSE NE TE DJATHTE ESHTE SALIU..SI KOKE E KORRUPSIONIT...DHE KRIMOT.. .

    Përgjigju
  • Alex: 13/02/2025 19:10

    Sa keq qe nuk e kan quar ne Qeli me Safet Gjicin se e meritojn njeri-tjeterin eksperienca si kryetare bashikie I shkembejn eksperiencat e tyre

    Përgjigju
  • Qytetari: 13/02/2025 18:28

    Ky moment nuk lidhet me asnjë tentativë për manipulim, por me një problem që ka sistemi i gjendjes gjyqësore, i cili administrohet nga Ministria e Drejtësisë. Certifikata e gjendjes gjyqësore të personit nën hetim, Erjon Veliaj, është shkarkuar nga BKH-ja kur u përgatit dosja për t’u dorëzuar në gjykatë. Në këtë certifikatë të gjeneruar nga sistemi, Veliaj rezulton “i dënuar”. Por ka qenë vetë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që, përmes një shkrese të paraqitur dje në seancë gjyqësore, ka pranuar se është gabim i sistemit.

    Përgjigju
  • Erioni: 13/02/2025 18:08

    Po ky djale me cfare komunikon nga qelia? Se mos i shtohet ndonje veper penale tjeter atje brenda???

    Përgjigju
  • flori: 13/02/2025 17:42

    SPAK ,,TE LUTEM ARRESTO DHE EDI RAMEN DHE BALLUKUN,,SE KETA PO VAZHDOJNE TE VJEDHIN ...KESHTU I FUT TE TRE NE BURG,,SALIUN..METEN.DHE RAMEN...KETA JANE KOKAT E KORRUPSIONIT ME TABORET E TYRE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Hapet konkursi/ ‘Fetë nën një çati', detajet e 'Parkut të besimit'! 210 mijë m² pranë Kalasë së Petrelës! 100 struktura fjetjeje e restorante me gatim tradicional

Hapet konkursi/ ‘Fetë nën një çati', detajet e 'Parkut të besimit'! 210 mijë m² pranë Kalasë së Petrelës! 100 struktura fjetjeje e restorante me gatim tradicional