Në Elbasan nis rehabilitimi i rrugëve në lagje,  Gjiknuri dhe Llatja inspektojnë  punimet

Në Elbasan nis rehabilitimi i rrugëve në lagje,  Gjiknuri dhe Llatja inspektojnë  punimet

Gjiknuri dhe Llatja inspektojnë punimet

Pas përfundimit të investimeve  në qendër të qytetit, Bashkia e Elbasanit njofton se në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit kanë nisur punën për shtrimin e mbi 70 mijë metra katror në lagjet e qytetit.

Për të inspektuar punimet ka qenë i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i shoqëruar dhe nga kryebashkiaku Gledian Llatja.

 “Ajo çfarë po bën Bashkia e Elbasanit është një transformim tërësor. Jo me shpenzime luksi, por shumë të nevojshme për njerëzit këtu pasi kur binte shi i mbyste balta dhe infrastruktura nuk qe e duhura. Janë një sërë programesh të riasfaltimit që po i bën Bashkia e Elbasanit edhe me mbështetjen e qeverisë shqiptare, Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Nuk janë pak 70 mijë metër katror që do të hidhen në pak muaj në Bashkinë e Elbasanit për të prekur shumë pika që kanë qenë disi jashtë vëmendjes për shkak se investimet kryesore kanë qenë në qendër”, theksoi Damian Gjiknuri.

Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të bërë gjithçka që është e nevojshme për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

“Unë e di që qytetarët kanë edhe probleme të tjera. Qeveria po bën gjithçka. Përsa i përket Bashkisë për ta bërë jetën më të mirë me këto investime, është një punë që ecën në drejtimin e duhur. Bashkia meriton një vlerësim në këtë drejtim. Shpresoj shumë shpejt që i gjithë investimi të mbarojë. Shumica e njerëzve e mbështesin dhe janë të kënaqur me këtë punë që po bëjmë. Kështu që i urojmë suksese”, deklaroi Gjiknuri.

Kryebashkiaku Gledian Llatja i shprehu mirënjohjen qytetarëve të Elbasanit për mbështetjen dhe bashkëpunimin për jetëzimin e këtij projekti. “Ky është një bllok i madh pallatesh ku përkthimi i investimit në numër popullsie ka një raport shumë të drejtë. Janë 5000 banorë që preken nga ky investim në mënyrë të drejtpërdrejtë sepse i përmirësohet mënyra e jetesës. Ky investim ka gjetur mbështetjen e të gjithë banorëve”, tha Llatja.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja