
Aldo Gjini
Aldo Gjini është një tjetër emër që del nga operacioni i SPAK kundër një grupi të trafikut të drogës, ku anëtar ishte edhe djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja. Aldo Gjini është një emër i njohur për blutë, ndërsa pas operacionit të SPAK masa iu komunikua në qeli.
Më 24 korrik 2021, ai është përfshirë në një plagosje në Tiranë. Pas ‘fërkimit’ të dy mjeteve, Gjini ka qëlluar me armë ndaj dy të rinjve, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi. Për të parë se kush e kishte fajin në përplasjen e automjeteve, ata tentuan të shohin kamerat e sigurisë së lokalit, por kjo shkaktoi një sherr verbal mes tyre dhe Aldo Gjinit.
Ky i fundit nxori pistoletën dhe qëlloi në drejtim të Gjokës dhe Marashit për tu larguar më pas me shpejtësi me makinë.
Aldo Gjini rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga EUROPOL për akuzat tentativë vrasje, trafikim armësh dhe municionesh luftarake. Ai dyshohet autor i një plagosje të ndodhur më 24 nëntor të viti 2020 në Luksemburg. Po ashtu, në vitin 2016 ai është arrestuar në Itali, për shpërndarje droge. Në pranga, asokohe ranë edhe vëllai tij, Andis Gjini.
Lajmi kryesor:
SPAK godet grupet e trafikut të drogës në Fushë-Krujë, lëshohen 14 masa sigurie! 7 në pranga, mes tyre edhe djali i ish-deputetit të PS Rrahman Rraja (EMRAT)










