Ascoli në Seria B të Italisë, që është 3 pikë larg kryesuesve të kampionatit, ka hyrë në emergjencë në krahun e djathtë të mbrojtjes pas dëmtimit të Manuel Alagna-s. Ai pritet të mungojë për një kohë të gjatë dhe në ndeshjen e fundit në atë rol u aktivizua një mesfushor, duke ngritur shumë shqetësime.

Për këtë arsye, sipas ‘Tuttomercatoweb’, Ascoli është rikthyer të negociojë me Elseid Hysajn, mbrojtësin e kombëtares shqiptare, i cili është pa ekip që nga përfundimi i kontratës me Lazio-n në fund të sezonit të kaluar.

Hysajt i është ofruar një kontratë 2-vjeçare, por ende ish-futbollisti i Lazio-s, Empolit dhe Napolit nuk ka kthyer një përgjigjje. Gjatë kësaj periudhe Hysaj ka patur edhe oferta të tjera, por që kanë dështuar edhe për shkak të kërkesave që shqiptari ka për pagën.

Aktualisht Hysaj është i grumbulluar me kombëtaren shqiptare, duke u përgatitur për ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndërsa situata e mbrojtësit po monitorohet me kujdes edhe nga Rusia.