/ATSH-Gjergji Mima/ - Organizata rinore 'I Choose to Change the World' (ICCTW), në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane në Tiranë dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, organizuan në Qendrën e Informimit të BE-së ceremoninë e ndarjes së çmimeve në kuadër të projektit "Ambasadorët e rinj të paqes". Takimi u përshëndet nga ambasadori gjerman, Helmuth Hoffman.

Projekti ishte ideuar si një trajnim treditor, gjatë të cilit rreth 45 pjesëmarrës krijuan dhe zbatuan fushata të ndryshme paqeje mbi çështje të rëndësishme për Shqipërinë dhe botën.
Në EUIC organizohet ceremonia e ndarjes së çmimeve për projektin "Ambasadorët e rinj të paqes"

Pjesëmarrësit punuan mbi fushatat e tyre, duke konkurruar kështu me njëri-tjetrin për çmimet që u ndanë më 12 janar në EUIC. Fushat prekën çështje të ndryshme si, kanceri, situata në Siri si dhe zhvillimin e mesazheve të shkurtra paqësore.

Projekti "Ambasadorët e rinj të paqes" ideuar dhe zbatuar nga ICCTW synon të ndihmojë të rinjtë të kontribuojnë në shoqërinë shqiptare përmes ideve të tyre origjinal dhe krijuese.