Dolën vullnetarë, 50 të burgosur shqiptarë në Britani do sillen në janar në Shqipëri!

Dolën vullnetarë, 50 të burgosur shqiptarë në Britani do sillen në janar në Shqipëri!

Foto ilustruese

TIRANË- Të burgosurit shqiptarë në burgjet britanike do të transferohen në atdhe për të vuajtur dënimin e tyre. 50 të burgosur, nga 1,336 në total, tashmë kanë dalë vullnetarë për t'u transferuar nga burgjet britanike në ato shqiptare si pjesë e marrëveshjes së re mes 2 vendeve. 10 të burgosurit e parë pritet të deportohen me avion çarter gjatë javëve të para të muajit janar. Lajmi është bërë me dije na tabloidi britanik ‘DailyMail’, i cili citon një burim nga ministria e Drejtësisë.

“Ne kemi kapacitete të kufizuara në burgjet tona. Por për të treguar se jemi gati të përmbushim detyrimet tona ndaj Britanisë së Madhe, ne kemi rënë dakord të presim 50 shqiptarë që kanë shprehur gatishmërinë për t'u kthyer”, shtoi burimi.

Referuar shkrimit, shtetasit shqiptarë përfaqësojnë rreth 10% të të huajve të mbajtur në burgjet angleze dhe të Uellsit. Ky grup ka rënë dakord për t’u kthyer në atdhe për të vijuar dënimin e mbetur, mirëpo sipas marrëveshjes Shqipëri-MB, transferimi i të tjerëve që nuk kanë dalë vullnetarë, do të transferohen pa pëlqimin e tyre. Pakti thotë se Shqipëria duhet të marrë sigurinë se dënimi i përshtatet krimit të tyre përpara se të jepet “drita jeshile” për t’u transferuar. 

Mes 1,336 të burgosurve shqiptarë që janë në burg dhe kanë dënimin më afatgjatë është edhe ish-punonjësi i garazhit, Koci Selamaj, 37 vjeç. Ai goditi Sabina Nessa-n ndërsa ajo ecte nëpër një park në Londër në shtator 2021 dhe më vonë u burgos për 36 vjet. Një tjetër i burgosur është Ali Qazimaj , 48 vjeç i dënuar me 35 vjet në 2017 për vrasjen e Peter Stuart, 75 vjeç. Mes 'mbretërve të drogës', të burgosur janë Valjet Pepaj, 32 vjeç, me 27 vjet burg, Erald Mema, 37, 25 vjet burg dhe Sami Qerkini, 57 vjeç, i dënuar me 20 vjet. Plani është që të gjithë, në të ardhmen, do të vuajnë dënimin e mbetur në atdheun e tyre.

Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria arritën një marrëveshje fillestare për transferimin e të burgosurve në korrik 2021.Kuvendi i Tiranës ratifikoi paktin dy muaj më vonë, por, sipas burimeve shqiptare, citon DailyMail, burokracitë penguan efektivitetin e marrëveshjes.

Shqiptarët në Britani kanë qenë kryefjalëve e muajve të fundit, që erdhi si pasojë e kërkesave të shumta për azil. Nga ana e ministres britanike, Suella Braverman, shqiptarët u cilësuar si “kriminelë”, që nxiti një sërë debatesh dhe reagimesh, që kulmuan edhe me protesta. Për këtë 2 qeveritë arritën një marrëveshje, kur ranë dakord që azilkërkuesit shqiptar do të kthehen pas, sepse Shqipëria konsiderohet si një vend i sigurt.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 30/12/2022 10:40

    Brezi i demokracis mush burgjte mren e jashte shqipnis

    Përgjigju
  • Adi: 30/12/2022 05:31

    Këta me pasë mend drejt e në surrel te bunkeri i Ramës protestojnë dhe i kërkojnë llogari. Kështu e menaxhon shtetin ti?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm