Në fund të mandatit, Suzana
Guxholli  pronare e "Partizanit"

Vetëm një muaj pasi do linte detyrën e këshilltares së kryeministrit Sali Berisha, për shkak se në pushtet po vinin socialistët, në fund të muajit korrik 2013 Suzana Guxholli bëhet papritur aksionere e shoqërisë mekanike “Partizani”. Guxholli rezulton të jetë bërë pronare mbi bazën e disa aksioneve të shpikura nga gjykata, pasi asnjë nga pronarët e kësaj shoqërie nuk ka lëvizur nga numri i aksioneve, ndërkohë që Guxholli hyn direkt me kapital të mjaftueshëm në këtë kompani. Emri i Guxhollit është rradhitur mes 115 aksionerëve të kësaj kompanie, e cila tashmë administron dhe jep me qëra disa ambiente të degraduara të ish-uzinës së përpunimit të enëve të kuzhinës dhe një sipërfaqe toke prej 6293 metra katror.

Në fakt kjo sipërfaqe është pasuria më e lakmuar e saj, pasi e ndodhur shumë pranë rrugës së “Don Boskos”, (përballë gjykatës Administrative në Tiranë), për pronën në fjalë kanë shfaqur interes për të investuar dhjetëra biznesmenë të njohur të Tiranës. Guxholli ka arritur të “katapultohet” si aksionere në këtë kompani dhe më pas të bllokojë tërësisht aktivitetin e firmës, duke përdorur njohjen familjare me ish-kreun e QKR Tomi Kola dhe një vendim gjykate për ndarjen e pasurisë me ish-bashkëshortin e saj Besnik Pani, ky i fundit një ish-aksioner i shoqërisë mekanike “Partizani”, por që në 2004 ia dhuron 3 mijë aksionet shtetasit Sokol Agolli që rezulton të jetë djali i tezes së tij. Ndërkohë 500 aksionet e tjera të mbetura Pani deklaron për “Shqiptarja.com” se ia ka shitur nëpërmjet kontratës noteriale shtetasit Kreshnik Agolli. Pani shton se 3 mijë aksionet e dhuruara janë shitur nga Sokol Agolli tek Çesk Oroshi.

Ndihma nga burri
vajzës së xhaxhait

Megjithëse Pani kishte hequr dorë nga të gjitha aksionet e tij dhe ishte larguar nga shoqëria mekanike “Partizani”, ish-bashkëshortja e tij kishte ndërmarë një operacion gjyqësor duke gjurmuar me qëllim tjetërsimin e të gjitha pasurive ku pronar ishte ish-burri i saj. Pavarësisht se këto aksione i janë dhuruar dhe shitur personave të tretë, Guxholli ka arritur të fitojë gjyqet. Vendimet gjyqësore të fituara nga Guxholli datojnë në dhjetor të 2008 dhe tetor të 2010. Edhe pse që në këtë periudhë vendimet për ndarjen e pasurisë dhe aksioneve të kompanisë, kanë marrë formë të prerë Suzana Guxholli nuk ka pasur mundësi të hyjë si pronare në shoqërinë mekanike “Partizani”. Guxholli është bërë aksionere vetëm në korrik të 2013, duke përdorur ndihmën e ish-drejtorit të QKR Tomi Kola, i cili rezulton të jetë burri i vajzës së xhaxhait të Goxhollit. Kola ka rregjistruar në QKR vendimin e gjykatës së Tiranës që ndante në dy pjesë 3500 aksione, duke i rregjistruar 1788 aksione në emër të mikeshës së tij Suzana Guxholli, duke bërë këtë të fundit auTomiatikisht aksionere të shoqërisë mekanike “Partizani”.

Kola e ka argumentuar këtë rregjistrim aksionesh me faktin se ka respektuar një vendim gjykate. Mirëpo nga dokumentacioni që siguron “Shqiptarja.com” rezulton se ky respektim i vendimit të gjykatës është bërë në mënyrë të njëanshme, pasi ish-drejtori Tomi Kola ka rregjistruar aksionet dhe ka bërë pronare të shoqërisë mekanike “Partizani” vetëm Suzana Guxhollin, ndërsa nuk ka rregjistruar asnjë aksion në emër të Besnik Panit siç dhe është shprehur në vendimin e saj gjykata e Tiranës. Guxholli rezulton të jetë bërë pronare mbi bazën e disa aksioneve të shpikura nga gjykata, pasi asnjë nga pronarët nuk ka lëvizur nga numri i aksioneve, ndërkohë që Guxholli hyn direkt me kapital të mjaftueshëm në këtë kompani. Hyrja e saj si aksionere është bërë në një kohë kur aksionet e Besnik Panit ishin tjetërsuar nga ky i fundit, disa vite përpara fillimit të operacionit gjyqësor prej ish-bashkëshortes.

Gjyq për veprimet
e Tomi Kolës 

Ndërkohë që veprimet e ish-drejtorit Tomi Kola janë kryer në ditët e fundit të funksionit të tij, pasi dhe ai është dorëhequr nga funksioni i drejtorit të QKR. Aktualisht veprimet administrative të tij për këtë rast janë bërë objekt i një gjykimi në gjykatën Administrative dhe hetimi në prokurorinë e Tiranës. I kontaktuar në telefon nga “Shqiptarja.com” ish-bashkëshorti i Suzana Guxhollit tregon se në këtë kompani ai nuk ka më pjesë.Kjo pasi sipas tij është tërhequr fillimisht në vitin 2004, ku i ka dhënë aksionet kushëririt të tij. Pani deklaron se dhurimi i aksioneve është bërë në kushtet kur ai ska qënë në gjëndje ti paguante kushëririt një shumë financiare, që ai ia kishte marrë si borxh, për ndërtimin e shtëpisë, prapa burgut 302 në Tiranë. Ndërkohë që pjesën tjetër prej 500 aksione ia ka shitur një personi tjetër, duke u larguar tërësisht nga kjo kompani. I pyetur nga “Shqiptarja.com” se vetë Bensik Pani si kishte arritur të bëhej aksioner në shoqërinë mekanike “Partizani”, ai rëfen se ka qënë për shumë vite inxhinier mekanik në këtë ndërmarje shtetërore dhe se aksioner është bërë në vitet e para të demokracisë duke përdorur si gjithë aksionerët e tjerë privatizimin nëpërmjet letrave me vlerë.

Kërcënime dhe pezullime
Vetëm 14 ditë pasi ishte bërë aksionere e shoqërisë mekanike “Partizani”, Suzana Guxholli ndërmer hapa të tjerë duke kërcënuar me pezullim të aktivitetit tregtar të kompanisë.Por përpara se të ndërmete këtë hap gjyqësor “Shqiptarja.com” mëson se ish-këshilltarja e Sali Berishës, Suzana Guxholli, kontakton në telefon administratoren e kompanisë Shqipe Doçi, duke i kërkuar takim. Ky takim është realizuar mes dy grave dhe se Guxholli ka kërcënuar administratoren me pezullim të aktivitet të kompanisë në QKR,nëse ajo nuk i tregonte lidhur me dhurimin e shitjen e aksioneve nga ish-burri Besnik Pani. Pas këtij takimi, Guxholli ka arritur 14 ditë pasi është bërë pronare që të nxjerr një vendim nga gjykata e Tiranës duke pezulluar të gjithë aktivitetin e komopanisë dhe mos lejuar asnjë veprim shtesë në QKR.

E kontaktuar në telefon administratorja dhe njëherësh një nga aksioneret e shoqërisë mekanike “Partizani” Shqipe Doçi ka treguar se momentalisht kompania është pezulluar nga Suzana Guxholli. Sipas administratores në QKR nuk lejohen të dorëzojnë as bilancet vjetore të kompanisë, pasi QKR i ka vendosur si kusht që asambleja e ortakëve të kompanisë të njohë si aksionere të re Suzana Guxhollin.Doçi shton se QKR ka vepruar dhe vijon të veprojë në kundërshtim me ligjin, dhe se për këtë janë në një proces gjyqësor dhe njëherësh kanë depozituar një kallëzim penal në prokurori kundër ish-drejtorit të QKR Tomi Kola. Nga ana tjetër “Shqiptarja.com” ka kontaktuar Suzana Guxhollin duke e pyetur rreth mënyrës se si ishte bërë një nga pronaret e shoqërisë mekanike “Partizani”, Guxholli ka shtuar se: “...se ishte bërë nëpërmjet një vendimi gjykate për ndarjen e pasurisë dhe se kontratat e shitjes dhe dhurimit të aksioneve nga ish-burri kanë dalë të pavleshme...”.

Në foto ambjente të ish-Uzinës Partizani

zana

zana

ambjentet uzina partizani

ambjentet uzina partizani

ambjentet uzina partizani

ambjentet uzina partizani

zana guxholli
Suzana Guxholli



Redaksia online
(a.n shqiptarja.com ) 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Speciali' Jose Mourinho, mbledh ekipin kundërshtar dhe iu mban fjalimin motivues në fushë

VIDEO/ 'Speciali' Jose Mourinho, mbledh ekipin kundërshtar dhe iu mban fjalimin motivues në fushë