Në fundjavë ulje drastike temperaturash! Meteorologia: Pasdite priten reshje shiu me intensitet të lartë, rrezik për përmbytje në Lezhë dhe Tiranë

TIRANË- Fundjava pritet që të sjellë një ulje drastike të temperaturave. Kështu thotë meteorologia Anira Gjoni nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Për Report Tv, Gjoni u shpreh se të shtunën do ketë mot me diell por temperaturat do të pësojnë rënie, në zonat malore temperatura minimale do të shkojë në 0 gradë celsius, ndërsa në bregdet dhe zonat e ulëta, 8 gradë dhe 7 gradë.

Në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, meteorologia tha temperaturat do të ulen sërish të dielën, ku termometri në zonat malore do të zbresë deri në -4 gradë celsius.

“Nesër në mëngjes presim që koha të ndryshojë, do ketë mot të kthjellët me diell, do kemi rënie drastike të temperaturave. Presim që në bregdet të bien 8 gradë dhe maksimalja 14 gradë. Në vendet e ulëta 7 gradë dhe maksimalja 13 gradë dhe në vendet malore zbresin në 0 gradë dhe ato maksimale shkojnë 7 gradë. Të dielën presim të ketë sërish një ulje të temperaturave, ku në zonat, malore do të shkojë -4 gradë”, tha Gjoni Për Report Tv.

Ndërkohë pasditen e sotme priten reshje shiu në disa qarqe, ku Lezha dhe Tirana do kenë reshje me intensitet më të lartë, ku mund të krijohen edhe problematika sa i takon përmbytjeve.

“Dita e premte pjesa e mbetur pritet të vazhdojë me reshje. Do jetë me nivele mestarë në gjithë vendin. Dibër Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, do kenë reshje mestarë dhe lokalisht intensive dhe në Lezhë dhe Tiranë, mund të kemi edhe problematika të shtuara me pjesën e përmbytjeve urbane”, vijoi Gjoni.

Java që vjen pritet të karakterizohet me reshje shiu, ndërsa do të ketë një rritje të lehtë të temperaturave.

“E shtuna dhe e diela shoqërohen me rënie, java presim që të kemi një rritje graduale të lehtë të temperaturave. Të martën kemi sërish rikthimin e reshjeve të shiut. Javën që vjen presim të jetë e shoqëruar me reshje. Një javë më pas presim të jetë një javë e thatë por me temperatura të ulëta”, tha meteorologia.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Pastruan 11 mln euro përmes kompanive fiktive, i sillnin nga parajsat fiskale, Gjykata cakton 'arrest në burg' për Darin Gezdarin dhe 'arrest shtëpie' Arlinda Markut

Pastruan 11 mln euro përmes kompanive fiktive, i sillnin nga parajsat fiskale, Gjykata cakton 'arrest në burg' për Darin Gezdarin dhe 'arrest shtëpie' Arlinda Markut