Nisja e sezonit të ri në Ligën e Kombeve nuk zbret në fushë vetëm kombëtaren shqiptare, por edhe gjyqtarë të Superligës. Për sfidën Sllovaki-Moldavi UEFA ka caktuar një 6-she arbitrash nga Shqipëria, me kryesor Juxhin Xhajën, i cili tashmë është bërë një emër i rregullt në evenimentet ndërkombëtare, pasi është gjyqtar i kategorisë së parë.
Asistentët e tij janë Arbër Zalla dhe Mario Shazivari, ndërsa i katërt është caktuar Andi Koçi. Në VAR, do të jetë Kreshnik Bajramaj ai që do të jetë përgjegjësi për rastet e ndeshjes, ndërsa asistent i tij do të jetë Albert Doda.








Komente
Komento