TIRANË - Për shkak të mbeturinave të shumta në Fushë Kosovë, një vendgrumbullim mbeturinash ka filluar të marrë formën e ishullit.
Sipas KosovaPress, ky vendgrumbullim mbeturinash gjendet në lagjen ku jetojnë komunitetet REA (romë, egjiptian dhe ashkali), përkatësisht tek vendi i njohur si 'Ura e Kuzminit'.
Për shkak të kësaj gjendje të rëndë ambientale, shëndeti i njerëzve është mjaft i rrezikuar, e sidomos ai i fëmijëve të cilët qëndrojnë një pjesë të madhe të kohës përreth duke kërkuar hekurishte të ndryshme.
Duket se ky vend asnjëherë nuk është pastruar. Në të dy anët e rrugës shihen objekte të ndryshme të lëna pasdore, rreth së cilave qëndrojnë edhe fëmijë të cilët banojnë aty afër.
Çuditërisht, Komuna e Fushë Kosovës sivjet ka marrë çmim për ruajtjen e ambientit. Por realiteti në terren flet ndryshe./ATSH/
/Shqiptarja.com