Trajneri i Partizani Franco Lerda ka folur sot në prag të takimit që skuadra e kuqe do të zhvillojë nesër kundër Sherif Tiraspol për turin e dytë eliminator të Europa League. Trajneri i të kuqve pranon se tani ka më shumë pritshmëri nga Partizani pas dy paraqitjeve të mira kundër Qarabag.
Ju bën të ndiheni optimist që Sherif Tiraspoli është një skuadër që është rinovuar së fundmi?
Sigurisht që kemi një kundërshtar që do ta vlerësojmë maksimalisht, duke ditur ecurinë e tij gjatë viteve të fundit. Është një skuadër që këtë sezon ka ndryshuar mjaft lojtarë. Por ne do ta vlerësojmë maksimalisht.
Si keni menduar ta zgjidhni problemin e golit?
Skuadra ka krijuar shumë raste në 2 përballjet e Champions, por nuk kemi arritur të realizojmë. Kjo nuk është problem. E rëndësishme është që ne të krijojmë raste.
Objektivi i Partizanit. A është kualifikimi detyrim?
Detyrim për ne është që të japim maksimumin. Të zhvillojmë me përpikmëri të gjitha ato që kemi zhvilluar në stërvitje. Për sa i përket kualifikimit ajo do të jetë në vazhdimësi të këtyre që thashë.
Prezenca e madhe e sulmuesve në skuadër…
Parësore për mua është të sulmojmë në grup dhe të mbrohemi në grup si skuadër. Ky është objektivi që kam unë.
A ka presion në skuadër pas paraqitjeve pozitive ndaj Karabakut?
Kemi bërë 2 paraqitje të mira ndaj Karabakut. Kjo falë respektit që unë kam pasur te skuadra dhe lojtarët e mi, për atë çfarë kanë dhënë në fushë. Treguan që përveçse janë lojtar cilësorë, janë grup me mjaft vlera.
Rezultatet e çuditshme të Sherifit në Champions…
Në futboll ndodh gjithçka. Ajo që neve duhet të bëjmë është të përqendrohemi maksimalisht në fushë. E respektojmë Sherifin. Duhet të japim maksimumin në fushë.