Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kamëz, ku makina është përmbysur dhe ka përfunduar me rrota në ajër.

Makinës ishte duke I dhënë një efektiv I policisë së rendit , i cili ka hyrë me një shpejtësi të lartë në rrethrrotullim duke dalë nga rrugë dhe mjeti të pëmbyset duke përfunduar me goma në ajër.

Fatmirësisht nga asindeti nuk ka viktima, ndërsa polici ka mbetur I plagosur. Dëmet materiale të makinës në vendin e ngjarjes duken edhe në videon e siguruar nga Report TV.

Për efektivin e rendit u bënë dy teste alkooli dhe rezultoi negativ. Pas aksidentit ai shfaqi shenja paniku, ndërsa nga SHÇBA kanë nisur hetimet

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:45
Detaje nga aksidenti në Kamëz, mjeti pësoi defekt! Njëra nga gomat u shkëput

Report TV zbardh detaje të reja në lidhje me aksident në Kodër Kamëz. Sipas hetimeve paraprake rezultonte se përveç shpejtësisë me të cilën udhëtonte efektivi i policisë, mjeti ka pësuar një defekt. Gjatë ecjes dhe shpejtësisë është këputur koka e paralelit të gomës duke bërë që ajo të shkeputej nga automjeti.