Psikiatri i njohur Jovan Marić, 80 vjeç ka fituar betejën me vdekjen, pikërisht në ditën e Krishtlindjes Ortodokse më datë 7 janar.
Psikiatri i njohur serb ishte shtruar në spitalin "Dragiša Mišović" në Beograd prej datës 1 dhjetor kur u diagnostikua me koronavirus.
Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua jashtë mase aq sa u intubua si pasojë e insuficensës respiratore pasi të dy anët e mushkërive i kishte të dëmtuara rëndë nga COVID.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Mjeket dhe të afërmit e tij ishin të pashpresë që ai të kthehej në jetë pasi shancet ishin pothuajse zero.
Mirëpo pikërisht në ditën e Krishtlindjes gjendja e tij u përmirësua kaq shumë saqë habiti mjekët. Siç raporton Kurir Tv, pas daljes nga koma, 80 vjeçarit flet vetëm anglisht me mjekët dhe asnjë fjale serbisht, gjë që i ka shokuar.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)