Një gjerman për të drejtësinë në Shqipëri-Itali, 3 dilemat e Sylvinhos për 11 ‘gladiatorët’ kuqezi! Mister fati i Barellas te ‘Axurrët’
Tifozë në sfidë të mëparshme Shqipëri-Itali
Një gjerman për të bërë drejtësinë mes Shqipërisë dhe Italisë. Kur duhen 2 ditë nga sfida e parë e kuqezinjve të Sylvinhos, UEFA ka përcaktuar arbitër gjermanin Felix Zëayer si arbitrin kryesor, ndërsa ndihmësit do të jenë Stefan Lupp dhe Marco Achmuller. Daniel Siebert do të jetë arbitri i katërt, ndërkohë që asistent i parë i VAR-it është zgjedhur Bastian Dankert. Të gjithë gjermanë. 43-vjeçari arbitër kryesor mban stemën e FIFA-s dhe cilësohet si një ndër arbitrat e kategorisë elitare nga UEFA.
Sa i përket sfidës, trajneri Sylvinho ka ende 3 dilema për 11 futbollistët që do të hedhë në fushë. Në portë janë balotazh Strakosha me Berishën, në mbrojtje dueli bëhet mes Ismailit dhe Ajetit, ndërsa Mitaj, Xhimshiti dhe Hysaj do të jenë startues. Ramadani, Asllani dhe Bajrami janë gati të sigurt në mesfushën kuqezi. Në sulm dyshimi i vetëm duket me Seferit dhe Qazim Laçit, ndërsa Asani dhe Broja shikohet si titullarë.
Lajm i mirë për kuqezinjtë në prag të ndeshjes së parë të Europianit kundër Italisë është fakti se nuk ka probleme fizike për asnjë lojtar. Të gjithë lojtarët janë në dispozicion të trajnerit Silvinjo.
Por nuk mund të thuhet e njëjta për axurrët e Italisë. Mediat italiane shkruajnë se mbetet një mister i madh aktivizimi ose jo i mesfushorit të Interit, Barella. Në seancën e fundit ai ka punuar veçmas dhe rikuperimi për Shqipërinë mbetet shumë i vështirë. Formacioni i testuar deri tani nga Spalletti është Donnarumma; Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori; Chiesa, Cristante, Jorginho, Dimarco; Pellegrini, Frattesi; Scamacca.
Të shtunën e 15 qershorit Shqipëria dhe Italia do të luajnë ndeshjen përmbyllëse të ditës së dytë të Evropiani në Dormund, që pritet të pushtohet nga një atmosferë vërtet e jashtëzakonshme.
K.T./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.8%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.4%
Vota total: 1518
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Renditja e re në FIFA/ Kombëtarja në vendnumëro, mbetet e 65-ta në botë! Kosova shkruan historinë, ndodhet e 99-ta
28 Nëntor, 14:06
-
VIDEO/ Kombëtarja uron Ditën e Flamurit, Sylvinho flet shqip: Gëzuar Shqipëri
28 Nëntor, 13:11
-
Sylvinho e ka ‘harruar’, trondit Cristian Shpendi: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë
28 Nëntor, 08:27
-
Botërori 2026/ Nga shorti i grupeve, kualifikueset dhe si do të funksionojë faza play-off! Kombëtarja në vazon e tretë
24 Nëntor, 22:56
-
I doli emri si trajner te Inter Miami, Sylvinho tregon të ardhmen: Më vjen keq për rezultatin e fundit me Shqipërinë
22 Nëntor, 08:49
-
Beckham zgjedh Sylvinhon, trajneri i Kombëtares ka mundësi për të stërvitur Lionel Messin! Në lojë edhe Xavi
21 Nëntor, 15:38
-
'Sylvinho la për të dëshiruar, Kombëtarja ekip mendjemadh', Ditmar Bicaj për Report TV: Duhen emra të rinj, disave ua veshim fanellën me zor
21 Nëntor, 13:10
-
Kombëtarja duhet të 'fshijë' vitin 2024, pësuam shtatë humbje dhe 15 gola
21 Nëntor, 11:19
-
Shorti i kualifikueseve të Kupës së Botës, Kombëtarja rrezikon përballjen me Serbinë ose Kosovën
20 Nëntor, 20:55
-
Dështimi i Kombëtares, Eduard Prodani në Report TV: FSHF është përgjegjëse, sukseset e ekipit s'lidhen me Dukën! Dënimi i Kosovës? UEFA të vendos litarin po ule kokën
20 Nëntor, 19:54
-
Dështimi në Ligën e Kombeve dhe formacioni, përplasje në Kombëtare! Kapiten Ismajli e Uzuni dalin publikisht kundër Sylvinhos
20 Nëntor, 16:43
-
Liga e Kombeve/ Shqipëria mposhtet 1-2 nga Ukraina në Tiranë, Kombëtarja mbyll Grupin B1 në vendin e fundit dhe rrëzohet në Ligën C
19 Nëntor, 22:36