Një gjerman për të drejtësinë në Shqipëri-Itali, 3 dilemat e Sylvinhos për 11 ‘gladiatorët’ kuqezi! Mister fati i Barellas te ‘Axurrët’

Një gjerman për të drejtësinë në Shqipëri-Itali, 3 dilemat e Sylvinhos për 11 ‘gladiatorët’ kuqezi! Mister fati i Barellas te ‘Axurrët’

Tifozë në sfidë të mëparshme Shqipëri-Itali

Një gjerman për të bërë drejtësinë mes Shqipërisë dhe Italisë.  Kur duhen 2 ditë nga sfida e parë e kuqezinjve të Sylvinhos, UEFA ka përcaktuar arbitër gjermanin  Felix Zëayer si arbitrin kryesor, ndërsa ndihmësit do të jenë Stefan Lupp dhe Marco Achmuller. Daniel Siebert do të jetë arbitri i katërt, ndërkohë që asistent i parë i VAR-it është zgjedhur Bastian Dankert. Të gjithë gjermanë. 43-vjeçari arbitër kryesor mban stemën e FIFA-s dhe cilësohet si një ndër arbitrat e kategorisë elitare nga UEFA.

Sa i përket sfidës, trajneri Sylvinho ka ende 3 dilema për 11 futbollistët që do të hedhë në fushë. Në portë janë balotazh Strakosha me Berishën, në mbrojtje dueli bëhet mes Ismailit dhe Ajetit, ndërsa Mitaj, Xhimshiti dhe Hysaj do të jenë startues. Ramadani, Asllani dhe Bajrami janë gati të sigurt në mesfushën kuqezi.  Në sulm dyshimi i vetëm duket me Seferit dhe Qazim Laçit, ndërsa Asani dhe Broja shikohet si titullarë.

Lajm i mirë për kuqezinjtë në prag të ndeshjes së parë të Europianit kundër Italisë është fakti se nuk ka probleme fizike për asnjë lojtar. Të gjithë lojtarët janë në dispozicion të trajnerit Silvinjo.

Por nuk mund të thuhet e njëjta për axurrët e Italisë. Mediat italiane shkruajnë se mbetet një mister i madh aktivizimi ose jo i mesfushorit të Interit, Barella. Në seancën e fundit ai ka punuar veçmas dhe rikuperimi për Shqipërinë mbetet shumë i vështirë. Formacioni i testuar deri tani nga Spalletti është Donnarumma; Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori; Chiesa, Cristante, Jorginho, Dimarco; Pellegrini, Frattesi; Scamacca.

Të shtunën e 15 qershorit Shqipëria dhe Italia do të luajnë ndeshjen përmbyllëse të ditës së dytë të Evropiani në Dormund, që pritet të pushtohet nga një atmosferë vërtet e jashtëzakonshme.

K.T./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet Rama të pranojë një qeveri teknike siç pretendon Sali Berisha?



×

Lajmi i fundit

Shembet skela 60 metra e lartë në Zvicër, 4 punëtorë të vdekur, 8 të plagosur! Mes viktimave 1 shqiptar e 2 portugezë

Shembet skela 60 metra e lartë në Zvicër, 4 punëtorë të vdekur, 8 të plagosur! Mes viktimave 1 shqiptar e 2 portugezë