Në gjykatë për 'punët fiktive' të gruas,
Fillon:Do garoj deri në fund

Në gjykatë për 'punët fiktive' të gruas,<br />Fillon:Do garoj deri në fund
FRANCE-Politika franceze është përfshirë nga skandali ndërsa vendi në prill të këtij viti duhet te zgjedhë presidentin e ri.
 
Dhe pikërisht ata që janë në mes të trazirave janë dy kandidatët: François Fillon përfaqësues i të djathtës dhe kreu i Frontit Nacional Marine Le Pen.
 
Fillon është thirrur në gjykatë sa i përket skandalit të çështjes së të ardhurave dhe punëve fiktive të familjes së tij.
 
Bashkëshortja e tij është paguar me qindra mijëra euro për një punë që ajo nuk e ka bërë. Ndërsa ai duket i vendosur për të vijuar garën , drejtori i fushëts dorëhiqet.
 
“Nuk dorëzohem,do të shkoj deri në fund”, u shpreh Fillon i cili në 15 mars duhet të dalë para gjykatës.
 
Në fakt edhe fushata e tij është shndërruar në një makth ku herë pas here shoqërohet me protesta dhe mosmarrëveshje.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike