KORÇË- Prokuroria  e Korçës ka dërguar për gjykim dosjen ndaj ish-një drejtori të një banke në Bilisht, i akuzuar për vjedhje, në bashkëpunim me 5 punonjës të tjerë, të një shume prej më shumë se dy milionë euro.

Ish-drejtori Blendi Topalli, sipas infomacioneve zyrtare të Gjykatës së Korçës, ka arritur të tërheq nga banka në mënyrë të paligjshme mbi 2 milonë euro, konkretisht të rreth 2.500.000 euro.

Gjithashtu, prokuroria e Korçës ka dërguar për gjykim kërkesën edhe ndaj 5 bashkëpunëtorëve të tij.

Ata janë: Ervin Xhaçi, i akuzuar për “vjedhje bankash” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”; si edhe, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” shtetasit: Fioralba Andrea, Julian Kosho, Kimet Hoxha dhe Loren Ballço. 

SKEMA E VJEDHJES

Nga hetimi i prokurorisë Korçë është provuar se ish-drejtori Topalli, në bashkëpunim me shtetasin Xhaçi kanë transferuar në mënyrë të paligjshme shuma të konsiderueshme parash nga llogaritë e personave të ndryshëm, që më pas ua merrnin.

Sipas prokurorisë, nga hetimi ka rezultuar gjithashtu se pjesa më e madhe e shumave të vjedhura nga llogaritë e klientëve janë përdorur për vendosjen e basteve sportive, ndërsa një pjesë është përdorur për blerjen e pasurive të paluajtshme.

Ndërsa katër punonjësit e tjerë të bankës, të akuzuar për “shpërdorim detyre” kanë vepruar në mënyrë të kundërligjshme dhe kanë kryer veprimet burokratike, të cilat i kanë shërbyer qëllimit të vjedhjes nga ana e drejtorit të filialit.

Gjithësesi, ajo çfarë nuk është qartësuar është se, nëse vartësit e Topallit, kanë pasur dijeni për qëllimet e drejtorit të tyre, apo kanë vepruar në mirëbesim, pavarësisht së në kushtet e shpërdorimit të detyrës.       

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)