Mund të duket e pabesueshme por astronautët në misionet e ardhshme në Hënë mund të flasin me miqtë e tyre nëpërmjet WhatsApp. Madje mund të shikojnë edhe Netflix.
Firma britanike Inmarsat do të bëjë të mundur që në vitin 2028, satelitët e internetit të jenë në gjendje të orbitojnë rreth Hënës.
Nick Shave, zv/president i programeve strategjike të Inmarsat, tha: “Astronautët në Hënë do të mund të shohin Netflix dhe sigurisht që do të mund të flasin me të afërmit dhe miqtë nëpërmjet WhatsApp”.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Në dekadën e ardhshme priten shumë misione në Hënë, që tashmë do të jenë më të lehta për astronautët, që nuk do t’i humbin serialet e preferuara.
Për dekadën e ardhshme janë planifikuar një mori misionesh, ndërkohë që kompanitë tregtare po planifikojnë gjithashtu misione hapësinore në të ardhmen.
Shave shtoi se: "Hëna është burim i 4.5 miliardë viteve të historisë së sistemit diellor, por vështirë se kemi filluar të zhbllokojmë sekretet e saj.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)