Në hetim për korrupsion, opozita austriake kërkon rrëzimin e kancelarit Sebastian Kurz, gati mocioni i mosbesimit

Në hetim për korrupsion, opozita austriake kërkon rrëzimin e kancelarit Sebastian Kurz, gati mocioni i mosbesimit

Kancelari austriak Sebastian Kurz

AUSTRI- Qeveria austriake rrezikon të bjerë që prej momentit kur kancelari Sebastian Kurz u vendos nën hetim për korrupsion. Të Gjelbrit e Austrisë, partia e vogël në koalicion me qeverinë, paralajmëruan se mund ta prishin koalicionin e nënshkruar pas zgjedhjeve të 2019-ës me Partinë Popullore, duke rrezikuar kështu edhe udhëheqjen e Kurz.

Të tre partitë kryesore të opozitës kanë bërë thirrje për dorëheqjen e Kurz dhe po përgatisin një mocion mosbesimi kundër tij në parlament. Mirëpo këtu do të duhet që edhe të Gjelbërit të votojnë kundër Kurz, që të mblidhet shumica për ta shkarkuar.

“Faktet duhet të vërtetohen plotësisht. Kjo është ajo që njerëzit në Austri presin. Ne nuk mund ta vazhdojmë koalicionin. Aftësia e kancelarit për të udhëhequr vihet në dyshim," tha lideri dhe i të Gjelbërve, Werner Kogler në një deklaratë.

Një seancë speciale e Dhomës së Ulët të Parlamentit do të mbahet të martën për të diskutuar hetimin mbi Kurz, por ky i fundit i ka mohuar akuzat dhe refuzon të dorëhiqet.

Presidenti austriak Alexander Van der Bellen, i cili ka fuqinë për të shkarkuar kancelarin ose të gjithë kabinetin, zhvilloi një takim me liderin e të Gjelbërve, Werner Kogler. Ndërsa pritet që të takohet personalisht edhe me Kurz.

Ditën e djeshme hetuesit austriakë kanë bastisur zyrat e kancelarit austriak, Sebastian Kurz dhe partisë së tij OVP, pasi akuzohen për korrupsion. Nën hetim është vendosur edhe kancelari Kurz. Dyshimet për korrupsion kanë filluar pasi dyshohet që nga viti 2016 kur Kurz ka qenë ministër i Jashtëm dhe më vonë kur është bërë kancelar, Ministria e Financave ka paguar reklama në një gazetë, në këmbim të sondazheve dhe favorizimin e tij.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja