/ATSH/.-Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Lorent Balla.

Ministri Hyseni e njoftoi ambasadorin Balla me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke u fokusuar në veçanti në adresimin e sfidave të sundimit të ligjit dhe sigurisë në mbarë territorin e vendit.

Gjatë takimit u bisedua edhe për numrin e madh të azilkërkueseve kosovarë, të cilët po qëndrojnë në Hungari.

Ambasadori Balla, theksoi se autoritet e shtetit të Hungarisë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që kërkojnë azil, u ofron kushtet standarde për jetesë, ndërsa menjëherë pas përfundimit të procedurave administrative ata qytetarë kthehen në Kosovë