Historiani Olsi Jazexhi shprehet i bindur se Irani nuk ka asnjë qëllim që të sulmojë Shqipërinë dhe shtetasit e saj, por nuk përjashton mundësinë e një sulmi ndaj kampit të muxhahedinëve në Manëz, të cilët janë opozita në mërgim e Teheranit.
Jazexhi thotë se në thelb, marrëdhëniet e Iranit me Shqipërinë janë të shkëlqyera dhe të veçanta, por ato janë shkatërruar përkohësisht për faj të qeverisë socialiste të Edi Ramës.
"Irani ka pasur marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë, ngaqë iranianët e shohin Shqipërinë si pjesë e kulturës së tyre, ekzistenca e komunitetit bektashian, kultura perse, veprat e rilindësve si Samiu apo Naim Frashëri janë botuar në gjuhën perse. Një nga stampat kryesore të postës iraniane është Naim Frashëri. Dje Irani ka pasur marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë dhe shumë eksponentë të lartë të partisë socialiste janë financuar drejtpërdrejt nga Irani. Kemi pasur 2 presidentë socialistë që kanë marrë pjesë në konferenca me Iranin.
Nga vitet ’90 deri në vitet 2000, opozita, Partia Demokratike etj., është financuar nga bota e jashtme, partia socialiste dhe fëmijët e tyre, dhe të komunitetit bektashi, janë shkolluar në Iran",- tha Historiani.
Lajmi kryesor:
Sulme nga Irani?/ Deputeti Malaj: Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, procedurë normale! Juristi Kara: Besoj SHBA, por është njoftim protokollar! Deliu: S'ka vend për panik












