1768396887_donaldtrumpajatollahalikhamenei.JPG

Foto: Ali Khamenei dhe Donald Trump

Udhëheqësit klerikë të Republikës Islamike në Iran po bëjnë përpjekje për ta shtypur valën më të madhe të protestave antiqeveritare ndër vite, duke nxitur kërcënime për ndërhyrje nga SHBA-ja.

Vetë presidenti amerikan, Donald Trump tha se regjimi në Iran mund të bjerë, për shkak të trazirave që kanë përfshirë vendin.

"Qeveria mund të bjerë për shkak të trazirave, çdo regjim mund të dështojë"., u shpreh Trump nga Zyra Ovale.

Irani po përballet me protestat më të mëdha kundër regjimit klerikal në vitet e fundit, me autoritetet që po shtypin me brutalitet pakënaqësitë në rritje. Protestat nisën më 28 dhjetor për shkak të pakënaqësive me krizën ekonomike, zhvlerësimin e monedhës kombëtare dhe krizës energjetike.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur mbështetje për protestuesit iranianë, me presidentin amerikan, Donald Trump, që ka paralajmëruar autoritetet në Teheran se Uashingtoni do të ndërhyjë nëse Irani vret protestues.


Lajmi kryesor:

Protestat në Iran/ Qytetarët të frikësuar: Regjimi do të marrë hak! Vendi për ekzekutimet e njerëzve është gati