Në Itali 20 mijë € për diplomë, Prokuroria e Tiranës nis hetime për falsifikimin e diplomave të Wisdom! Ish rektori për Report Tv: Kishin probleme dhe me pagesat, merrnin staf pa kritere

Tirane- Prokuroria e Tiranës po heton kolegjin privat universitar në Tiranë, Uisdom, për lëshimin e diplomave false, pas kallëzimeve nga dy ish-rektorët, Lush Përpali dhe Bajram Hysa.

Të dyve, u ranë në duar diploma të falsifikuara dhe ndoqën rrugën deri në Prokurori, por siç organi i akuzës zbulon, kjo u pasua me një kundër-kallëzim nga administratori i kolegjit, Savino Cianci gjatë qershorit, ndërsa së fundmi, është arrestuar në Itali bashkë me gruan Lucia Catalano, të dy administratorë të Uisdom, dhe 7 të tjerë.

Në Itali, prokuroria e Tranit po i heton si arkitektë të një skeme mashtrimi me diplomat false, 6 mijë euro shkonte çmimi për një diplomë hotelerie e deri në 19.500 euro për një master në shkencat e edukimit.

Në Shqipëri, i pari që zbuloi falsifikimin ishte Lush Përpali kur pa se në disa diploma ishte vendosur firma e tij për programe që s’ekzistonin në Kolegj. Ai ka dëshmuar për hetimet e nisura në korrik nga prokurorja Antoneta Sevdari, duke vënë në dispozicion edhe disa certifikata false masteri.

Përpali u largua me dorëheqje pasi zbuloi skandalin, ndërsa pasuesi i tij Bajram Hysa, arriti në gjurmët e një tjetër falsifikimi.

Çifti italian i administratorëve pretendonin se kishin marrëveshje me një universitet në Itali, dhe se diplomat e Uisdom do njiheshin edhe në shtetin fqinj, por në të vërtetë nuk kishin asnjë vlerë ligjore.

Rektori Bajram Hysa pa se diçka nuk shkonte dhe kërkoi ndërhyrjen e ministrisë së Arsimit, e cila në këtë shkresë që Report Tv siguron, i është drejtuar Kolegjit Uisdom më 30 maj  për vënien në dispozicion të dokumentacionit të plotë të marrëveshjes së pretenduar për kurset e përbashkëta të trajnimit profesional me “Universo Docente” në Itali. Por njëkohësisht në këtë shkresë, ministria e vë në dijeni universitetin se do i shkojë për kontroll bazuar nga pretendimet e ish-rektorëve, kontroll nga i cili u zbuluan shkelje të cilat ministria nuk i ka barë publike, deri në vendimin për të mos e certifikuar kolegjin për këtë vit akademik.

"Kishte shumë problematika, me pagesat, stafin akademik i pushonin nga puna, merrnin njerëz në punë pa kritere. Ata i kanë quajtur certifikata, por në titull thuhet master profesional në psikologji për arsim parashkollor. Certifikata dhe diploma janë të barasvlershëm në përmbajtje. Dëgjova që kishin shkruar në FB e tyre, që ne nuk kemi shitur dhe nuk shesim diploma. Fakti që e kanë shënuar certifikatë, nuk e justifikon problemin. Edhe certifikata nuk lëshohet false" tha Lush Përpali – Ish-rektor, Uisdom për Report Tv

Në një nga përgjimet e autoriteteve italiane, del se presidentja e bordit të akreditimit të universiteteve, Shqiponja Telhaj është korruptuar nga çifti italian i bashkëshortëve të Uisdom me një çantë Louis Vuitton 1200 euro.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Timi: 19/09/2024 21:50

    Shkolla ben ahmetajs

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot