Në Itali dorëzohen dhe pranojnë 'humbjen' në tribuna: Ka 'pushtim' shqiptarësh, ne me Del Pieron

Në Itali dorëzohen dhe pranojnë 'humbjen' në tribuna: Ka 'pushtim' shqiptarësh, ne me Del Pieron

Foto ilustruese

Itali - Shqipëri merr jetë sot në 21:00 në "Iduna Park" të Dortmundit, sfidë kjo e vlefshme për Grupin B të Euro 2024. Prej ditës së djeshme rrugët e Dortmundit janë kuqezi, teksa priten afro 50 mijë shqiptarë në stadium.

Në Itali, "Gazzetta dello Sport" shkruan se shqiptarët kanë "pushtuar" qytetin dhe pranojnë "humbjen" në tribuna. Ironia e tyre shkon më tej me tifozët e tyre, teksa thonë se në stadium do jenë krenar që do kenë Del Pieron dhe Marottan (presidentin e Interit).

"Në Dortmund ka 'pushtim' shqiptarësh, por tek tifozët italianë do të luajnë…Del Piero dhe Marotta”. Media italiane e di se nuk do të ketë shumë nga ngjyrat e tyre për t’u parë në tribunat, të cilat janë të dominuara nga shqiptarët, por të paktën do të shohin Marottën dhe Del Pieron.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit