Në Itali kërkojnë Lara Colturin, skiatorja mbetet shqiptare

Në Itali kërkojnë Lara Colturin, skiatorja mbetet shqiptare

Lara Colturi në podium

Lara Colturi, skiatorja italo-shqiptare është emri më i përfolur në këtë disiplinë sportive. E lindur më 15 dhjetor 2006 në Torino, Lara, e bija e fitueses së medaljes së artë në ski për Italinë në Olimpiadën Dimërore të Salt Lake në 2002, Daniela Ceccarelli, duket se po kërkohet me ngulm nga Italia.

Gara e fundit në Zrinka Ljutic të Sllovenisë e pa Larën në pozitën e dytë në disiplinën e Sllallomit Gjigant, duke u ngjitur për herë të parë në podium në këtë kategori, pasi në nëntorin e 2024 doli po e dyta, por në lëshimin Sllallom.

Në janarin e 2026 në Cortina të Italisë do zhvillohet Olimpiada e Skive Alpine dhe vendi fqinj do kishte dëshirë që Lara të rikthehej nën ngjyrat blu, por diçka e tillë është e pamundur.

Ka qenë vetë Daniela Ceccarelli që ka mohuar këtë hipotezë dhe nuk është qëllimi i skuadrës së Larës të bëjë një planifikim afatgjatë. Ata mendojnë dita-ditës, duke i dhënë hapësirë ​​të resë 18-vjeçare dhe kohën për të jetuar të tashmen pa u ngacmuar nga e ardhmja.

Tani për tani qetësia e Larës vjen nga familja e saj, pra nën flamurin shqiptar dhe rezultatet po e dëshmojnë këtë, me dy podiume të Kupës së Botës dhe vendin e shtatë në renditjen e përgjithshme të Botërorit të Skive me 158 pikë.

Në Itali kanë frikë se Lara gjatë eventit të vitit që vjen do i japë medalje Shqipërisë dhe jo vendit të saj. Por në fund të ditës ishte vendi ynë që i besoi dhe i dha besimin për të qenë ajo që është sot, e reja më me perspektivë për të ardhmen e skive, jo vetëm në Evropë.

Në të ardhmen nuk do jetë çudi që një talent si Lara mos përfaqësojë më Shqipërinë, pasi vendi ynë sportin e skive e sheh si "luks", me Federatën Shqiptare të Skive që ka si buxhet vetëm 100 mijë euro në vit.

Sa për krahësim, Italia investon për skitë 59 milionë euro në vit, Austria 62 milionë euro dhe Zvicra 70 milionë euro.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Hapja e Unazës së Re, eksperti rrugor: Krijohet trafiku në formë hinke! Duhen nënkalime dhe mbikalime! Të dalësh nga Tirana është tmerr

Hapja e Unazës së Re, eksperti rrugor: Krijohet trafiku në formë hinke! Duhen nënkalime dhe mbikalime! Të dalësh nga Tirana është tmerr