Presidenti i Sardenjas dyshohet se u nderua në Tiranë me ‘Honoris Causa’ nga ‘Mjekësia’ në këmbim të një emërimi! Universiteti dhe Ministria e mohojnë

Një çështje me përmasat e një skandali ka përfshirë Universitetin e Mjekësisë në Shqipëri, dhe e gjitha është zbuluar pas hetimeve që prokuroria italiane ka bërë për guvernatorin e Sardenjës që prej vitit 2019, Christian Solinas, një personazh që siç e përshkruajnë mediat italiane, vazhdimisht ka pasur marrëdhënie të vështirë me kualifikimet arsimore.

Prokurorët italianë, siç citojnë mediat, kanë dyshime se guvernatori ka arritur të marrë në mënyrë të paligjshme titullin “Honoris Causa” nga Universiteti i Mjekësisë në Tiranë, ndoshta pa shkelur asnjë ditë në kryeqytetin shqiptar dhe pa u ulur asnjë ditë në auditoret e universitetit, por kjo mbetet për tu zbuluar me fakte më tej.

Itali, prokuroria e akuzon për korrupsion dhe pastrim parash, por në Shqipëri ngrenë dyshime të arsyeshme se titulli “Honoris Causa” e ka marrë si shpërblim për një punë me pagë të majme, që do t’i siguronte në Itali, një punonjësi italian në Universitetin e Mjekësisë në Itali. Sipas prokurorëve të cilët kanë ardhur edhe në Tiranë, Christian Solina ka marrë diplomën e nderit në këmbim të emërimit të Roberto Raimondit në postin e drejtorit të Programit Eni në Mesdhe, autoritet që merret me fondet miliona euro që BE i jep pushtetit vendor, me një pagesë 140 mijë euro në vit, me një mandat 5-vjeçar. Dhe në fakt, këmbimi nuk ishte i rastësishëm. Roberto Raimondi është drejtor i sektorit së Doktoraturave në Universitetit të Mjekësisë të Tiranës, sektor prej nga del edhe titulli, dhënë guvernatorit të Sardenjës.

Mediat italiane nuk citojnë se kur është lëshuar titulli Honoris Causa nga Mjëkësia në Tiranë, por e sigurt është se kjo është bërë gjatë kohës që Roberto Raimondi ka punuar aty, dhe sipas CV-së së tij, Raimondi ka shkelur për herë të parë në Univeristetin e Mjekësisë në vitin 2018, në Fakultetin e Shëndetit publik ku edhe ka qenë pedagog i jashtëm, dhe më tej në vitet 2021-2022 ka drejtuar sektorin e Doktoraturave. E çuditshme është për prokurorët italianë, se si mundet guvernatori i Sardenjës, me detyrën dhe angazhimet që ka të ketë mundur të ndjekë studimet dhe praktikat në Tiranë. Megjithatë ndryshe nga Italia, në Shqipëri, Honoris Causa është më së shumti një titull honorifik që i jepet figurave të njohura me kontribut të veçantë publik.

Kohë më parë Guvernatori Solinas ka qenë në kritikën e mediave pasi ka deklaruar se ka një titull akademik në Universitetin Leibnitz të Milanos, e që nuk njihet nga Ministria Italiane e Arsimit. Solinas u diplomua në drejtësi në 2018 nga Universiteti i Sassarit . Por universiteti ka refuzuar gjithmonë të shfaqë tezën duke e konsideruar atë të mbrojtur nga privatësia.  Për hetimet e nisura ndaj Solinas, Guardia di Finanzia i ka sekuestruar telefonin dhe kompjuterin nga ku pritet zbardhja e komunikimeve.

Ndërkohë që Ministria e Arsimit në Shqipëri ka mohuar lajmin e dhënë gjerësisht nga mediat italiane se Guvernatori  i Sardenjas në Itali ka marrë në Shqipëri titullin ‘Honoris Causa’. Interesimit të Report Tv MAS u përgjigj se Christian Solinas nuk ka marrë asnjë titull nderi nga Universiteti i Mjekësisë në Tiranë.

Edhe Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, e ka mohuar faktin që Solinas të ketë marrë një 'Honoris Causa' në Tiranë. 

"Në lidhje me lajmet e publikuara qe Presidenti i Sardenjes ka marrë tituj akademikë nga Universiteti i Mjekesisë Tiranë, deklaroj në pozicionin e Rektorit se Zoti Salinas nuk ka qenë kurrë staf akademik pranë ketij institucioni dhe nuk ka marrë asnjë titull nderi prej Universitetit të Mjekësisë", shkruan Gjata në Facebook. 

 

Rektori i Universitetit të Mjeksisë mohon titullin 'Honoris Causa 'të dhënë presidentit të rajonit Sardenjës

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:31
Roberto Raimondi kërkoi informacion për guvernatorin e Sardenjës, Shqiptarja.com siguron përgjigjen zyrtare që i dha Arben Gjata

Shqiptarja.com siguron një përgjigje zyrtare që Universiteti i Mjekësisë në Tiranë i ka dhënë Roberto Raimondit, pas interesit të tij, nëse guvernatori i Sardenjës Christian Solina ka marrë apo jo titull Honoris Causa nga universiteti.

Në përgjigjen që mban datën 20 shkurt, rektori  Universitetit, i thotë se Christian Solinas, nuk ka qenë kurrë student në universitetin e Mjekësisë dhe as nuk ka marrë titullin e Honoris Causa nga universiteti.

‘I dashur profesor Raimond, duke ju përgjigjur kërkesës suaj ju informojmë se Christian Solinas, nuk ka qenë kurrë student në universitetin tonë dhe as nuk ka marrë titullin e Honoris Causa nga Universiteti i Mjekësisë.’- thuhet ndër të tjera në përgjigjen e rektorit Gjata.

Këtë përgjigje zyrtare të institucionit arsimor, Shqiptarja.com mëson se Roberto Raimondi do e përdorë për t’ia vënë në dispozicion prokurorisë italiane që po heton pikërisht mbi mënyrën se si guvernatori ka marrë diplomën në Shqipëri.

Raimondi është pedagog i jashtëm në Universitetin e Mjekësisë dhe për të mbrojtur veten përballë prokurorisë italiane ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë zyrtar me rektorin Arben Gjata.

Rektori i Universitetit të Mjeksisë mohon titullin 'Honoris Causa 'të dhënë presidentit të rajonit Sardenjës
Ora 13:59
Prokuroria italiane heton Guvernatorin e Sardenjas për ‘honoris Causa’ në Tiranë, Ministria e Arsimit: S’ka marrë asnjë titull nderi

1677157232_194220220105152618.jpg

Ministria e Arsimit ka mohuar lajmin e dhënë gjerësisht nga mediat italiane se Guvernatori  i Sardenjas në Itali ka marrë në Shqipëri titullin ‘Honoris Causa’. Interesimit të Report Tv MAS u përgjigj se Christian Solinas nuk ka marrë asnjë titull nderi nga Universiteti i Mjekësisë në Tiranë.

 “Përshëndetje! Pas verifikimeve të bëra nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës, rezulton se Christian Solinas nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë pjesë e stafit akademik të këtij universiteti.  Gjithashtu sqarojmë se ky person nuk ka marrë asnjë titull nderi, përfshirë këtu edhe titullin “Doktor Honoris Causa””, thuhet në reagim.

Ora 13:15
Skandali në Itali, kush është profesori që 'i shiti' diplomën Guvernatorit italian, i lidhur ngushtë me Klodian Allajbeun

Roberto Raimondi është një prej emrave që prokuroria italiane e ka vënë nën hetim për lidhje me Guvernatorin e Sardenjas, Christian Solinas pasi dyshohet se i ka dhënë këtij të fundit një diplomë ‘Honoris Causa’ në këmbim të një vendi pune të mirëpaguar.

Por kush është Roberto Raimondi dhe cilat janë lidhjet e tij me Shqipërinë? Shqiptarja.com ka siguruar jetëshkrimin e tij dhe vihet re lidhje shumë e ngushtë e tij me biznesmenin Klodian Allajbeu, i cili e ka sjellë në Shqipëri dhe e ka promovuar për më shumë se një dekadë.

Roberto Raimondi ka filluar punë në Shqipëri për herë të parë në vitin 2011 ku ka filluar në pozicionin shumë të rëndësishëm të Drejtorit të Përgjithshëm në rrjetit të Spitalit Amerikan në Tiranë, në pronësi të Klodjan Allajbeu. Këtë pozicion italiani Raimondi e ka mbajtur deri në vitin 2013 dhe më pas është punësuar direkt në një kompani private Dial-alb shpk në Tiranë, një kompani import-eksporti të produkteve farmaceutike dhe pajisjeve shëndetësore dhe spitalore. Pronar i kësaj kompania rezultonte një person shumë i njohur, Arbër Teqja, edhe ky i fundit i lidhur ngushtë me Allajbeun, përmes një tjetër kompanie. Teqja dhe Allajbeu janë bashkëpronarë në kompamninë  ECO RICIKLIM e cila ka përfituar qindra milionë nga thesave i shtetit përmes dhjetërave tenderave.

Në vitin 2016 italiani Roberto Raimondi e ka mbyllur punën në ‘Dial-Alb SHPK’ dhe 2 vite më pas ka filluar punë në sektorin publik. Sicc duket me ndihmën e miqve të tij ai është katapultuar në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë.

Nga viti 2018 deri në shtator 2022 ai ka filluar punë si pedagog në Fakultetin e Shëndetit Publik në Universitetin Mjekësor të Tiranës, ku ka dhënë njohuritë bazë në ekonomi. Ndërkohë që nga viti 2021 deri në shtator 2022 ku edhe ka filluar punën në Itali në një autoritet shumë të rëndësishëm që merret me menaxhimin e milionave eurove fonde, Raimondi ka punuar si Drejtori i Sektorit të Doktoraturave në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë. Në këtë pozicion të rëndësishëm ai akuzohet nga autoritetit italiane se i ka shitur titullin ‘Honoris Causa’ politikanit të rëndësishëm italian, Guvernatorit të Sardenjas, Christian Solinas.

(Kliko këtu për të lexuar CV e Roberto Raimondi)

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

 

1677153232_page.jpg

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 23/02/2023 15:46

    Rep bananesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?