Në Itali e bëjnë fakt të kryer, Edy Reja largohet nga Kombëtarja kuqezi! Vjen një tjetër italian! Duka e mohon: S'kemi asnjë negociatë

Edy Reja pritet të largohet nga kombëtarja shqiptare të futbollit. "Sportitalia" në Itali bën me dije se Luigi Di Biagio do jetë zëvendësi i 77 vjeçarit. Media në fjalë bën me dije se palët prej javësh janë në negociata dhe pritet ta mbyllin me një firmë në kontratë.

"Luigi Di Biagio është pranë mbylljes së marrëveshjes me Federatën Shqiptare të Futbollit, për të trashëguar stolin e Edy Rejas. Kontaktet kanë vijuar për javë të tëra dhe mbyllja e marrëveshjes do vijë së shpejti", njofton media italiane.

51 vjeçari i lindur në Romë ka një CV të pasur me kombëtaren italiane si edhe me U-21 e vendit të tij, duke e drejtuar në 58 takime. Së fundmi Di Biagio ka qenë trajner i SPAL në 15 ndeshje. Si futbollist, Di Biagio është i njohur për aktivizimin te Roma, Lazio, Inter apo edhe Brescia.

Luigi Di Biagio

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:23
Në Itali e bëjnë të sigurtë ikjen e Rejës, Duka: S'kemi vendosur ende për trajnerin, asnjë negociatë me pasardhësin

Nëntori është zyrtarisht muaji i fundit që e lidh me kontratë trajnerin Edy Reja me kombëtaren shqiptare. Për këtë dhe sidomos për daljen jashtë objektivit në Ligën e Kombeve tifozët kuqezi kanë kërkuar largimin e 77-vjeçarit. Madje këtë të martë mediat në Itali kanë shkruar me siguri se Luigi Di Biagio do jetë pasuesi i Edy Rejës, por ndryshe paraqitet situata në Shqipëri.

“Trajneri është në fuqi. Akoma nuk kemi ndonjë vendim dhe sinqerisht nuk kemi asnjë bisedë apo tratative më ndonjë trajner tjetër. Çdo lajm në lidhje me këtë çështje është abuziv. Nuk kemi ndërprerë marrëdhëniet me trajnerin aktual dhe Akoma nuk kemi filluar bisedimet me ndonjë trajner tjetër,"-u shpreh Armand Duka, president i FSHF-së.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gattuso: 01/11/2022 17:49

    Urojme te vije Gattusso

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë