Në javën e parë të detyrës, Drejtori Përgjithshëm i Policisë Nano pret krerët e misioneve partnere: Thellojmë bashkëpunimin

Në javën e parë të detyrës, Drejtori Përgjithshëm i Policisë Nano pret krerët e misioneve partnere: Thellojmë bashkëpunimin

Nano takim me krerët e operacioneve partnerëve

Kur ende nuk është mbyllur java e parë e punës në krye të uniformave blu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano u takua me përfaqësuesit e Misioneve që asistojnë Policinë e Shtetit dhe Oficerët Ndërlidhës në Shqipëri.

Nano teksa ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm është shprehur se oficerët ndërlidhës, si brenda dhe jashtë vendit, luajnë një rol kyç, duke krijuar mundësinë e shkëmbimit të informacionit në mënyrë të menjëhershme, në kohë reale.  

 “E vlerësoj së tepërmi bashkëpunimin dhe asistencën e ofruar nga Misionet, Programet dhe Projektet, që asistojnë Policinë e Shtetit prej vitesh, por edhe të atyre Projekteve, të cilat sapo kanë filluar aktivitetin e tyre. Asistenca teknike dhe mbështetja në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe logjistike të Policisë së Shtetit ka qenë dhe mbetet një faktor kyç në procesin e përmirësimit të standardeve të policimit në Shqipëri dhe përafrimit të këtyre standardeve me ato të vendeve të BE-së. Për garantimin e sigurisë dhe goditjen e krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, parandalimin e terrorizmit, bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit mes partnerëve, autoriteteve dhe agjencive të zbatimit të ligjit, brenda dhe jashtë vendit është i një rëndësie vendimtare, si në nivel kombëtar, ashtu edhe në nivel ndërkombëtar, për forcimin e lirisë dhe sigurisë së vendeve.

Më lejoni që edhe një herë t’ju shpreh vullnetin tim personal dhe të Policisë së Shtetit, për të qenë sa më të hapur dhe konkret në kuadër të këtij bashkëpunimi, pasi bashkëpunimi mbi bazën e besimit reciprok është faktor thelbësor në luftën efikase kundër të gjitha formave të krimit dhe në garantimin e sigurisë për qytetarët tanë”, - tha ndër të tjera Gledis Nano.  

Përfaqësuesit e Misioneve dhe Oficerët Ndërlidhës, veç urimit për detyrën, i kanë shprehur gatishmërinë për ta thelluar më tej bashkëpunimin e krijuar, mes Policisë së Shtetit dhe partnerëve.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 15/10/2021 06:50

    Paske gjithe ato goje per te ushqyer o Drejtor. A do te dalin apo jo leket?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet