Teksa Amerika ka shprehur hapur mbështetjen për Izraelin, duke “zbarkuar” në Mesadheun Lindor dy aeroplanmbajtëset USS Gerald R Ford dhe USS Dwight D Eisenhower, së bashku me anijet e tyre mbështetëse, Irani po përgatitet për luftë duke nxjerrë 200 helikopterë sulmues, raketa dhe tanke.
'Ne jemi gati’, ka deklaruar Irani, i cili në mesin e tensioneve në Bregun Perëndimor është pozicionuar krah Hamasit, duke dënuar sulmet izraelite në Gaza.
Sakaq, këtë fundjavë Irani ka nisur edhe stërvitje ushtarake masive, duke aktivizuar 200 helikopterë, raketahedhës, tanke, avionë dhe mijëra trupa.
Stërvitja është quajtur "Autoriteti 1402", me Republikën Islamike që ka vendosur të përfshijë në të përdorimin e versioneve të përmirësuara të raketave të tyre të prodhuara në vend, Dawn dhe Diamond.
Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë iraniane Abdolrahim Mousavi tha se Irani është gjithmonë i gatshëm të përballet me kërcënimet.
Lajmi kryesor: