/ATSH-Megi Zonja/- Njerëzit jetojnë me gjatë sesa ata mendojnë.

Ky është rezultati i një studimi amerikan nga Instituti i Studimeve të Jetëgjatësisë dhe Moshës së Pensionit.
Gjatë viteve 1990, rreth 26.000 mijë njerëz mbi të 50-ve janë pyetur nëse mendojnë se do të jetojnë më gjatë se mosha 75-vjeç. Pjesa më e madhe e tyre janë përgjigjur se ata i jepnin 0% shance vetes se do të jetonin më gjatë se kjo moshë

Përgjigjet e tyre arritën të vërtetoheshin përafërsisht pas 25 vitesh.Por rezultatet treguan se grupi i të anketuarve jetoi deri në moshën 75 -vjeçare edhe më gjatë.
Në një shkrim në të përditshmen prestiogjoze "The Indipendent" thuhet se gabimi më i madh i shoqërisë në ditët e sotme është se merr parasysh rreziqet e vdekjes nga kanceri apo aksidentet dhe nuk mendon se si të punojë më shumë për të pasur një jetë më të mirë dhe një pension më kënaqshëm në pleqëri.